LSI, tubim me 5 mijë të rinj më 26 prill
Lëvizja Socialiste për Integrim do të zhvillojë një tubim me 5 mijë të rinj në Pallatin e Kongreseve në datën 26 prill, katër ditë para protestës së Partisë Socialiste të paralajmëruar në Tiranë. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i LSI-së Ilir Meta, i cili gjatë një takimi me të rinjtë e kësaj partie në Berat, deklaroi se tubimi do të ketë në qendër të tij integrimin e vendit. "-LSI-ja do të fillojë një tur takimesh në të gjithë vendin për të trajtuar me të rinjtë çështjen e integrimit të vendit. Ndaj, Kreu i LSI-së, deklaroi se në 26 prill do të organizohet një takim i madh me të gjithë të rinjtë e kësaj partie. Takimi do të organizohet në Pallatin e Kongreseve, ku parashikohet që në këtë takim të marrin pesë mbi 5 mijë të rinj"-tha Meta. Zëvendëskryeministri njëherësh Ministri i Jashtëm Meta tha më tej se ky takim i madh do të jetë një tubim për integrimin e vendit. Pjesë e këtij takimi ishte edhe përgatitja për zgjedhjet lokale që ka nisur LSI. "Jemi gati për fitoren e zgjedhjeve lokale", u shpreh Meta. Ai tha më tej se LSI ka një angazhim të përhershëm në politikën shqiptare për të mbyllur hendekun e konfliktualitetit në politikë e për të sjellë një etikë të re. "Ashtu sikurse kemi treguar dhe po tregojmë çdo ditë se jemi forcë e re politike me një angazhim të përhershëm për të mbyllur hendekun dhe konfliktualitetin politik për të sjellë një etikë të re në diskursin politik në vend, sepse është dhe një kontribut për modelin që politika ka për detyre t'i paraqes rinisë"-u shpreh më tej kreu i LSI-së Ilir Meta në Berat.