Poni: Brenda vitit me adresa të sakta
Zëvendësministri i Bre-ndshëm Ferdinand Poni deklaroi dje se brenda vitit vendi do të ketë një sistem të saktë adresash. "Shumë shpejt, ose paralelisht po punohet me dy shtylla të tjera të rëndësishme, numërtimin e gjithë ndërtesave në Republikën e Shqipërisë, pas këtij sistemi skeletor të rrugëve po e quaj. Për çdo rrugë i referohen ndërtesa të caktuara sipas ligjit dhe evidentimin elektronik të dixhitalizuar të këtij numërtimi. Dhe më pas, edhe popullimin e këtyre ndërtesave", tha Poni për "Alsat". Sipas tij paralelisht po punohet edhe me procesin e numërimit të popullsisë si dhe të regjistrimit të banesave. Poni shtoi se me këtë sistem do të jetë e mundur që të menaxhohet më mirë territori i vendit pasi çdo banesë do të ketë një adresë të saj me një regjistër të saktë të numrit të popullsisë.