E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla: Qeveria i jep 5 milionë dollarë dhëndrit te Berishës për të prishur shtëpitë e Jalës

Projekti i bregdetit ndez debatet në parlament
Dita e djeshme ka vazhduar me debatet për korrupsionin qeveritar në bregdetin e jugut. Kanë qenë deputetët socialistë të cilët kanë vazhduar të rrisin tonet në drejtim të kryeministrit Berisha për keqmenaxhim të projektit të Bankës Botërore.
Dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezit,Qeveria e Sali Berishës, i ka dhënë pesë milionë dollarë  që të shembë shtëpitë banorëve të Jalës,- u shpreh kështu dje gjatë fjalës së tij në kuvend, deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla. Deputeti Balla akuzoi dhëndrin e Berishës se po  drejton Projektin "Menaxhimi i Integruar dhe Pastrimi i Zonës Bregdetare", i cili financohet përmes një kredie të butë nga Banka Botërore, kontributit të qeverisë shqiptare me mbi 5 milionë dollarë, si dhe granteve nga Bashkimi Evropian, qeveritë e Holandës, Austrisë dhe Japonisë, si dhe Fondi për Mjedisin Global. Në raportin e panelit investigativ të Bankës Botërore,- u shpreh Balla,- thuhet se ky zotëria është njeriu që i ka kërkuar atëherë Lulzim Bashës (ministër i transporteve dhe punëve publike) dhe policisë ndërtimore të prishë ato në shtëpi në Jalë, disa prej tyre edhe 300 vjeçare. Por, kur ky është pyetur lidhur mbi këtë çështje, tha Balla nga një gazetare se pse aksioni për prishjen e ndërtimeve në bregdet filloi pa u miratuar studimi, ndërkohë që mund të ishin lënë ata pronarë t'i shfrytëzonin bizneset deri këtë verë, ai u shpreh citoi Balla edhe kjo është një çështje që nuk i përket projektit tonë, por agjencive shtetërore që kryejnë funksionet e tyre të parashikuara nga ligji, pavarësisht nëse fillon një projekt apo mbaron një tjetër. Për pasojë projekti ynë nuk mund të trajtojë asnjë çështje tjetër që nuk e ka për tagër. Projekti ynë ka tagër të punojë veç në dy drejtime, që janë: (i) plane dhe rregullore për zhvillimin e qëndrueshëm turistik të zonës dhe (ii) përmirësime infrastrukturore në funksion të mjedisit dhe turizmit.Ky rast është korrupsion mafioz i pastër- u shpreh deputeti Balla.Ajo që të vjen keq është që Ministri i linjës, del dhe sulmon Bankën Botërore. Është aq qesharak saqë përdor të njëjtët fjalë me vetë dhëndrin, se gjoja raporti i inspektimit të bankës nuk bazohet në fakte, tha Balla. Ai u shpreh se edhe për 143 ditë, çdo kompani huaj apo vendase që dëshiron të bëjë biznes në Shqipëri privatizime, koncesione, shitje tokash, shitje dhe blerje armësh e municionesh, ndërtime rrugësh, autostradash, fshatrash turistikë, pastrim parash, hapje dhe licensim njësi lojra fati, kazino, shitje energji elektrike, hidro dhe termo centrale, import vergine për naftë, benzinë me shumë plumb, duhet të kalojnë medoemos nga familja e Kryeministrit. Ky është një rregull, tha ai që tashmë e dinë të gjithë të huajt që vijnë të bëjnë biznes në Shqipëri. Prandaj,vijoi Balla Shqipëria ishte mirë në vitin që shkoi në Raportin "Doing Business", sepse në këtë vend gjithçka është e mundshme. Lidhu me familjen biologjike, lyeje mirë dhe dyert i ke të hapura. Dhe asti më i fundit, ku vetë Banka Botërore ka hetuar dhe denoncuar pisllëqet e bëra në emër të vetë Bankës, me qëllimin e vetëm pastrimin e një zone të caktuar bregdetare, përmes buldozerëve të shtetit, është rast tipik i një grupi mafioz, që përdor shtetin dhe ligjin për interesa private dhe personale,- u shpreh Balla në Kuvend.

Email This Klikime: 58

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›