E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama përshëndet miratimin e Rezolutën e Parlamenitit Europian për Kosovën

Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama, përshëndet miratimin e Rezolutës së Parlamentit Europian në mbështetje të perspektivës Europiane të Kosovës.
Miratimi i kësaj Rezolute është shprehje e qartë e mbështetjes së Parlamentit dhe Bashkimit Europian për promovimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës dhe garantimin e shtetit të së drejtës për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Gjithashtu Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë Edi Rama ndan të njëjtin dëshirë dhe besim me shumicën e Eurodeputetëve që miratuan sot në Strasburg këtë Rezolutë, për ti rekomanduar edhe pesë vendeve të tjera anëtare të Bashkimit Europian (Greqisë, Qipros, Sllovakisë, Spanjës dhe Rumanisë) njohjen e shtetit të ri të Kosovës.
Partia Socialiste e Shqipërisë vlerëson se angazhimi në procesin e integrimit Europian të Kosovës, përkrah vendeve të tjera të Ballkanit, është shumë i rëndësishëm për zhvillimin dhe prosperitetin e te gjithe rajonit.

Email This Klikime: 6

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›