Ministria e Brendshme hedh poshtë deklaratën e Partisë Socialiste
Ministria e Brendshme dje në një deklaratë për shtyp ka hedhur poshtë deklaratën e papërgjegjshme të Partisë Socialiste, e cila tenton të godasë politikisht një nga institucionet më të konsoliduara të shtetit ligjor, Policinë e Shtetit.Për herë të parë sot, me ligj, Policia e Shtetit është tërësisht e ndarë dhe e pavarur nga ndikimi i vendimmarrjes politike,- thekson Ministria e Brendshme.
Gjithashtu, Ministria e Brendshme thekson se për herë të parë sot, Policia e Shtetit ka larguar nga radhët e saj të gjithë ata që bashkëpunonin me trafikantët e armëve dhe drogës. Për herë të parë sot, vijon Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit ka larguar nga radhët e saj të gjithë ata që dekonspironin operacionet e policisë kundër krimit, për shkak të të cilëve gjatë viteve 1997-2005, u vranë në detyrë 180 punonjës të policisë. Ministria e Brendshme shpreh shqetësimin e saj në lidhje me sulmet politike ndaj atyre drejtuesve të Policisë së Shtetit, të cilët kanë pasur rezultatet më të larta në goditjen ndaj trafikantëve të armëve dhe drogës. Ministria e Brendshme gjen rastin për të shprehur mbështetjen e saj të palëkundur ndaj të gjitha strukturave të Policisë së Shtetit, e veçanërisht ndaj atyre të cilët kanë goditur me ashpërsinë e ligjit grupet e krimit të organizuar, ndaj atyre që kanë bërë të mundur zbulimin e autorëve të vrasjeve të vjetra, ndaj atyre që u kanë sekuestruar trafikantëve sasi të mëdha droge. I nxisim ata të mos përkulen ndaj presioneve që mund tu vijnë,- shprehet Ministria e Brendshme. Ministria e Brendshme, në deklaratën e saj siguron opinionin publik se ashtu si deri më tani, institucionet e zbatimit të ligjit në përbërje të saj, do të përmbushin misionin e tyre vetëm mbi bazën e ligjit dhe në respekt të lirive dhe të drejtave themelore të individit.
Email This Klikime: 6