Lutaj: Në Policinë e Shtetit, njerëz me precedentë penalë
Deputeti i PS, Piro Lutaj ka bërë dje publike shqetësimin e Partise Socialiste lidhur me funksionimin e strukturave te Policise Shtetit dhe shnderrimin e tyre ne struktura politike. Sipas tij, Ministria e Brendshme dhe ajo e Policisë së Shtetit, kanë lënë mënjanë objektin e punës së tyre që është ndjekja dhe goditja e veprimtarisë kriminale dhe trafiqeve që zhvillohen në Shqipëri, dhe po merren me krijimin e një infrastrukture policore, politikisht të motivuar në funksion të zgjedhjeve të vitit 2009.
Lutaj deklaroi se në krye të Komisariateve të Policisë dhe disa Drejtorive të Policisë në qarqe po vendosen njerëz me sfond të theksuar politik, ish anëtarë të komisioneve zgjedhore të PD dhe njerëz me precedent penal aktualisht në procese gjyqësore dhe të akuzuar për vepra të ndryshme. Deputeti Lutaj ka bërë publikë disa emra të Polcisë së Shtetit, të cilët janë me precedentë penal dhe sfond të theksuar politik si Drejtori i Policisë Qarkut Fier, Shemsi Premci, ( I pandehur për ngjarjet e 14 Shtatorit), i përjashtuar nga policia 1998 për abuzime në detyrë, pak para ngjarjeve të 14 shtatorit. Në të katër qarqet e ku ka punuar këto 3 vjet nuk është dalluar për gjë tjetër, përveçse për abuzimeve me detyrën. Lutaj vijon, Shefi i Komisariatit të Policisë Fier, Latif Kulla, aktivist i spikatur politik, anëtar i komisionit zgjedhor të PD në Delvinë. Zv, Drejtor i policisë Qarkut Tirane, Xhavit Cici, I përjashtuar nga Policia e Shtetit, për shkelje betimi gjatë zgjedhjeve. të pushtetit lokal. Drejtori i Drejtorisë Kufirit Durrës Naim Manuka, i cili ka qenë larguar nga Policia e Shtetit për braktisje detyre dhe fshehje duke qenë Shef Komisarjati. Shefi i Komisariatit të policisë Kuçovë Mehmet Rrapo, i akuzuar për trafik, 3 herë në ndjekje penale për shpërdorim detyre dhe kryerje të veprimeve arbitrare. Aktualisht nën përgjegjësi penale dhe gjykim në gjendje të lirë. Nga gjykata e faktit Berat.
Email This Klikime: 6
Email This Klikime: 6