PDS: Votuesit e majtë pa kartë identiteti
Partia Demokracia Sociale ka denoncuar dje përpjekjet e Partisë Demokratike dhe disa strukturave shtetërore për të manipuluar procesin e shpërndarjes së kartave të identitetit nëpërmjet sekretarit politik, Artur Duçkallari.
Ne kemi konstatuar raste të abuzimeve se fundmi edhe në rrethin e Burrelit, ku po tentohet që shumë votues qe rezultojne te papajisur me pasaporta, të cilët mendohet të votojnë për forcat e majta, nuk janë përfshirë në listat prioritare për pajisjen me karta identiteti,- u shpreh Duçkallari. Pas kërkesës insistuese të opozitës, theskoi Duçkallari qeveria ra dakord të shpërndajë letërnjoftimet e reja, duke u dhënë përparësi atyre shtetasve, të cilët nuk zotërojnë një pasaportë për udhëtim jashtë shtetit. Ai deklaroi se PDS ka vërejtur se shumë zgjedhës, të cilët u përkasin partive të opozitës, nuk e gjejnë emrin e tyre në listën e dërguar nga Ministria e Brendshme, në njësitë e pushtetit vendor. Me një kujdes të veçantë, njerëzit e Berishës po bëjnë gjithçka që këta shtetas të mos kenë mundësi tu drejtohen kutive të votimit më 28 qershor.
Email This Klikime: 6