E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla, Shalsi për imunitetin: Kryeministri po dhunon Kushtetutën

Kuvendi vijon debatet per ndryshimet kushtetuese për heqjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë. Deputeti i PS, Taulant Balla, gjatë fjalës së tij theksoi se Kryeministri Berisha nuk e do imunitetin, por do të dhunojë Kushtetutën. Balla gjithashtu deklaroi se imuniteti nuk është e vetmja pengesë drejt statusit kandidat, pasi sipas tij “KE ka thënë se nuk i kemi përmbushur kërkesat për statusin”.
 

“Nuk mund të ndryshojmë Kushtetutën sa herë dëshiron Berisha.Ne i dalim përballë drejtësisë, kurse Berisha e ka frikë drejtësinë.KE na ka thënë se nuk i kemi përmbushur kërkesat për statusin. Ne do të hetojmë për paratë e Kryeministrit dhe për Llotarinë Kombëtare, Berisha nuk e do imunitetin, por do të dhunojë Kushtetutën” u shpreh Balla.
 

Më herët edhe kolegu i tij socialist, Eduard Shalsi, e konsideroi seancën e sotme parlamentare një dështim, pasi sipas tij 6 gushti është një datë e vendosur në mënyrë të njëanshme nga PD.
 

“Kjo seancë do të dështojë sepse PD e vendosi daten jashtë çdo rregulli parlamentar. Ju nuk e keni seriozisht çështjen e imunitetin. Ju nuk ofroni zgjidhjen e imuniteteve, por e impononi atë. Berisha po synon të zhvendosë vëmendjen nga problemet madhore. Rruga që ka zgjedhur Berisha nuk ka prespektivë” tha Shalsi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›