SHISH, Topi: Duhen ndjekur parimet e NATO-s
Kreu i shtetit u pyet për këtë ligj, i cili ka shkaktuar debate të ashpra në Kuvend.
“Unë po e ndjek me vëmendje këtë proces. Sigurisht që jam shumë i kujdesshëm për t’ju thënë edhe njëherë që nuk mund të paragjykoj asnjë lloj vendimi të Kuvendit, sepse Presidenti flet në momentin kur ka një vendimmarrje të Kuvendit dhe realizohet komunikimi zyrtar midis Institucionit të Kuvendit dhe Institucionit të Presidentit”, u shpreh sot presidenti Topi pas takimit me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu sot në Tiranë.
Kreu i shtetit shtoi më tej, se parimet e NATO-s duhen zbatuar. “Por ajo që mund të them në parim është se unë kam qenë dhe mbetem dhe do të jem gjithmonë luajal i parimeve fondamentale të Aleancës së Atlantikut të Veriut, që është aleanca më e madhe e paqes dhe e sigurisë. Pra nga ky parim i madh natyrisht që dalin edhe përfundime të mëdha, të rëndësishme”, u shpreh presidenti i Republikës.