Hiqet sot imuniteti i tre deputetëve socialistë

Votimi pritet të kalojë me lehtësi në Parlament, pasi mazhoranca dhe opozita janë dakorduar paraprakisht për këtë.
Bëhet fjalë për deputetët Tom Doshi, Taulant Balla si dhe Besnik Bare, të cilët dyshohen nga Prokuroria e Përgjithshme se janë përfshirë në ngjarjen e 21 janarit. Sipas rregullores së Kuvendit, raporti i Këshillit të Mandateve do t’u shpërndahet deputeteve gjatë seancës së sotme.
Pas kësaj, tre deputetët do të mbajnë fjalën e tyre. Pas diskutimeve, pritet të bëhet votimi, i cili do të zhvillohet në mënyrë të fshehtë. /Start/
2012-02-02 08:37