Balla dhe Bumçi, replika për reformat e Qeverisë
Autori i Lajmit: red.
Seanca parlamentare është përfshirë në debate të ashpra për sa i përket krizës institucionale që ka prekur jo pak herë mazhorancën e djathtë. Në 60 minuta të lira u diskutua për çështje jashtë rendit të ditës, që lidhen me problematika nga aktualiteti. Deputetët socialistë akuzuan Qeverinë për një numër nismash të gabuara që lidhen me Reformën në Drejtësi dhe në fusha të tjera. Në përgjigje të tyre foli zëdhënësi i Grupit Parlamentar të PD-së, Aldo Bumçi. Ai deklaroi se "opozitës i mungojnë alternativat për reformat në vend". Ish-ministri i Drejtësisë ka deklaruar se gjatë qeverisjes së djathtë, institucionet shtetërore kanë qenë më të pavarura se kurrë dhe inspektimet që janë bërë kanë qenë publike. Mirëpo, sipas socialistëve, Bumçi duhet të shpjegojë udhëzimet që ka nxjerrë në kohën kur ka qenë ministër Drejtësie. Sipas Taulant Ballës, kjo Qeveri s po punon si duhet edhe me liberalizimin e vizave me vendet e BE-së. Ai sqaroi se që nga data 1 janar 2008 ka hyrë në fuqi marrëveshja ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian mbi lehtësimin e vizave “Shengen” për kategori të caktuara të shoqërisë shqiptare, ku përfshihen njerëz të artit, të shkencës, të medias, të sportit, të komunitetit të biznesit, profesorë dhe studentë, bashkimi me familjarët që ndodhen në një nga vendet shengen, pacientët që kërkojnë një kurim më të specializuar në vendet e BE, ish-të përndjekurit politikë etj, po ajo nuk është zbatuar si duhej. “Më lejoni t ju informoj se rastet e shkeljes së kësaj marrëveshjeje janë të shumta. Mesatarja e refuzimit të aplikimeve për viza është 23%, ku ka raste të veçanta që niveli i refuzimit shkon edhe në 38%. Një ndër kushtet teknike për liberalizimin e plotë të vizave është që kjo mesatare e refuzimit të aplikimeve për viza të zbresë në 3%, pra tetë herë më pak se sot. Por çfarë ka bërë Qeveria shqiptare deri më sot për monitorimin e kësaj marrëveshjeje? Ministria e Punëve të Jashtme ka qenë pothuajse indiferente përgjatë monitorimit të respektimit të Marrëveshjes për lehtësimin e vizave, për problemet konkrete të grupeve shoqërore që përfitojnë nga kjo marrëveshje”, - tha ai.
Ky lajm është publikuar: 31/10/2008