Si të përfitojnë emigrantët nga legjislacioni për të qëndruar në Angli
Autori i Lajmit: red.
Klement Banushi, specialist i Emigracionit në “Markandan & CO Solicitors” tregon se si mund të fitohet lejeqëndrimi
“Edhe pse në vitet që kanë kaluar, qeveria britanike është treguar shumë zemërgjerë në lidhje me dhënien e dokumentave për emigrantët e paligjshëm, pra për ata që u kishin përfunduar apelet e mundshme, dhe ka anonçuar falje ku si rezultat mijëra emigrantë kanë përfituar qëndrim të rregullt apo janë tashmë mbajtës të pasaportës britanike, midis tyre edhe shumë shqiptarë, theksojmë se vazhdon të mbetet një problem shumë shqetësues, problemi i emigracionit, pra rregullimi me dokumenta i një numri shumë të konsiderueshëm emigrantësh, shumë prej tyre të cilët kanë paraqitur kërkesat për mbrojtje ndërkombëtare”. Kështu flet për një të përjavshme shqiptare në Britani, specialisti shqiptar i “Emigracioni Markandan & CO Solicitors”. Në cilësinë e organizmit që këshillon, që të gjithë ata emigrantë, që kanë paraqitur kërkesat e tyre për mbrojtje ndërkombëtare në Home Office (Ministrinë e Brendshme) në Britaninë e Madhe, rekomandohet që emigrantët të mbajnë kontakte të vazhdueshme me përfaqësuesit e tyre ligjorë dhe të vazhdojnë të kërkojnë nga Home Office t u jepet statusi i tyre i qëndrimit në Angli për arsye të ndryshme, qoftë edhe jashtë ligjeve të emigracionit.”, shprehet specialisti e emigracionit, Klement Banushi
Këshillohen emigrantët të mos fshihen por të bëjnë të ditur qëndrimin
Shumë emigrantë kanë përfituar lejen e tyre të qëndrimit në MB në bazë të “Legacy Programme” që natyrisht edhe vetë Home Office e ka sqaruar në shumë raste, se kjo nuk është një amnisti, edhe pse në aparencë i përngjan një të tille. Tashmë Home Office (Ministria e Brendshme në Angli) është duke shqyrtuar nën “Legacy Programme” rreth 450 000 deri në 500 000 raste ku dhe objektivi i tyre është se këto raste duhet të përfundojnë së shqyrtuari brenda Korrikut 2011. Mes tyre bëhet fjalë edhe për 30 mijë shqiptarë. “Këtu kemi parasysh, dhënien e dokumentave në një pjesë të tyre apo deportimin e një pjese që nuk mund të klasifikohet nën këtë kategori,- thotë specialisti i emigracionit”. Është shumë esenciale se çdo emigrant që vazhdon të jetojë në MB (Mbretërinë e Bashkuar) të ketë kontakte me prezantuesit e tij ligjorë dhe Home Office të jetë i mirë informuar për prezencën e tij/saj në MB. Në këtë rast, është më se e lehtë për avokatët të kërkojnë lirimin e një emigranti në rast se ai/ajo arrestohet nga policia e emigracionit dhe dërgohet në qendrat e grumbullimit me synim deportimin të tij/saj nga MB. Jo vetëm kaq, por se ka edhe me qindra emigrantë që e kanë paraqitur kërkesën e tyre për mbrojtje ndërkombëtare në Home Office para vitit 2000 dhe prej atëherë, Home Office nuk ka marrë ende një vendim në kërkesat e tyre. Për këtë lloj kategorie emigrantësh specialisti thekson se shanset e tyre për të përfituar edhe pa iu drejtuar gjykatës (Asylum and Immigration Tribunal) janë shumë të mëdha. Në një rast të tillë Home Office nuk ka zgjidhje tjetër por vetëm t i njohë një emigranti të tillë lejen e qëndrimit, edhe pse jashtë ligjeve të emigracionit, pasi një gabim për t u ballafaquar me Drejtësinë mund t i kushtoje Home Office-it edhe një “shuplakë” nga Tribunali i Azilit dhe Emigracionit.
Këshillimi
Si të argumentojnë emigrantët nevojën për të qëndruar në Angli
Ne këshillojmë emigrantët që nëpërmjet avokatëve të mbrojnë kërkesën se ata tashmë kanë stabilizuar jetën e tyre private në Angli për arsye të kohës së gjatë të qëndrimit apo lidhjeve të tyre si njerëz që kanë përfituar të drejtën e qëndrimit apo janë shtetas britanikë po ashtu edhe me vetë vendin, Britaninë. Eshtë shumë esenciale të shpjegohet shumë qartë se si është bërë ky përfitim lidhjesh të forta dhe të padiskutueshme. Pra ky emigrant mund të argumentojë në Minstrinë e Brendshme se “rrënjët” e tij janë përhapur në komunitetin britanik dhe se ai ka zhvilluar lidhje personale më të fuqishme. Çdo lloj marëdhënieje që ky emigrant pa leje qëndrimi ka stabilizuar, është si rezultat i mosinteresimit të organeve të Home Office-it (Ministrisë së Brendshme) për ta deportuar atë dhe familjen e tij nga Anglia në kohën e duhur. Vonesa në shqyrtimin e plotë të lëndës për një emigrant në MB është relevante për të reduktuar peshën e kontrollit të emigracionit për të patur një emigracion të drejtë dhe të ligjshëm. Si rezultat i kësaj vonese, ky emigrant i është larguar jetës dhe lidhjeve të tij personale me vendin e tij të origjinës, pra lidhjet e tij me vendin e tij të origjinës janë bërë më të dobëta ose janë pothuajse ndërprerë dhe lidhjet e tij me Anglinë janë përforcuar edhe më shumë. Pra ky emigrant, edhe pse me origjinë nuk i përket Anglisë, ka të drejtë të pretendojë se ajo tashmë është bërë vendi i tij.
Ky lajm është publikuar: 31/10/2008