Opozita dakord për hapjen e dosjeve
Autori i Lajmit: red.
Partia Socialiste është e gatshme për hapjen e dosjeve, madje dhe të atyre që ndodhen në Arkivin e Shtetit. Ky vullnet i socialistëve është ritheksuar dje gjatë seancës plenare nga nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Erion Braçe. “E kemi thënë hapur që jemi për hapjen e dosjeve, madje edhe të atyre që ndodhen në Arkivin e Shtetit, duke u dhënë të drejtë shqiptarëve që të kenë akses në këto dosje. Por, a ekzistojnë realisht dosjet? Kemi të dhëna se shumë prej tyre janë zhdukur, veçanërisht ato të UDB-së, të viteve 92- 95", - tha deputeti Braçe, ndërsa shtoi se "kjo nuk është diçka e rastësishme”. Ai akuzoi mazhorancën për qëndrim cinik dhe aspak serioz lidhur me hapjen e dosjeve. Sipas Braçes, PD përdor si alibi hapjen e dosjeve sa herë që në publik del një skandal që dëshmon korruptimin e Qeverisë apo kapjen e Kryeministrit nga interesa të paligjshme. “Në mes të kësaj teknologjie, rasti më cinik është ai kur, për të shuar vëmendjen e publikut ndaj korrupsionit, ndaj skandaleve, ndaj ligjeve të papranueshme, ndaj ligjeve që sjellin tragjedi të rënda, si ajo e Gërdecit, ose ndaj vetë tragjedive të rënda, që marrin jetën e shqiptarëve, në seri dhe me shumicë përdoret çështja e dosjeve”, - pohoi Braçe. Sipas tij, që që nga viti 92, Berisha ka qenë shumë herë në në pozicione shumë të vështira. “Një herë me naftë, një herë më armë, një herë me trafik cigaresh dhe me çdo gjë tjetër dhe të pranuara botërisht me gojën e tij këtu në sallën e Parlamentit nga Sali Berisha, në raport me serbët e Malit të Zi, me serbët e Bosnjës, në raport me serbët e Milosheviçit, për të ardhur te ngjarje tragjike, si ato që priten të zbardhen më në fund, siç është zhdukja e një shqiptari të mjerë, që quhet Remzi Hoxha, i cili hodhi dritë dhe dëshmi të qarta dhe të plota mbi marrëveshjet e Sali Berishës, pikërisht për atë trafik që zhvillohej e që ishte trafiku i luftës dhe oksigjeni për luftën e Sllobodan Milosheviçit”, - tha ai. Numri dy i deputetëve socialistë ka pohuar më tej se kompanitë serbe dhe ruse po kontrollojnë energjinë, infrastrukturën dhe biznesin e fluturimeve "Loëcost".
Ky lajm është publikuar: 31/10/2008