Drejtësia të ruajë pavarësinë
Autori i Lajmit: Suela Topi
“Ajo që e kam thënë dhe herë të tjera, atë që s po e them vetëm unë, por e thonë shumë aktorë institucionalë dhe partnerë ndërkombëtarë, është momenti të rishprehim edhe një herë nevojën për pavarësinë e pushtetit gjyqësor. Mos mendoni që pavarësia realizohet me një fjalë goje”
Presidenti i Republikës ka shfrytëzuar ceremoninë e betimit të kryetares së Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, për të bërë thirrje edhe një herë për të ruajtur pavarësinë e gjyqësorit. Në një ceremoni të veçantë në Gjykatën e Lartë, Topi i dorëzoi Shpresa Beçajt dekretin e emërimit të saj si kryetare e re këtij institucioni. Në një vështrim restrospektiv kur procesi i zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë ishte bllokuar nga vota e mazhorancës në Parlament, Presidenti vlerësoi trupën e gjyqtarëve për punën e zhvilluar, edhe pse në mungesë të kryetarit dhe të një pjese të anëtarëve. Me një strukturë tashmë të plotësuar, Presidenti kërkoi që Gjykta e Lartë të japë kontributin e saj në Reformën në Drejtësi. Lidhur me paketën e projektligjeve për Reformën në Drejtësi që po përgatiten nga Qeveria, Presidenti propozoi diskutim të gjerë. Kjo paketë kohët e fundit është kritikuar ashpër edhe nga PS. Socialistët e kanë quajtur paketën, dhunuese të Kushtetutës, pasi me të kryeministri Berisha po përpiqet të uzurpojë drejtësinë.
Ceremonia e betimit
Presidenti i Republikës mori pjesë dje paradite në ceremoninë e prezantimit në Gjykatën e Lartë, të kryetares së re të kësaj Gjykate, Shpresa Beçaj. Duke uruar atë për detyrën e re, ai ka shprehur besimin se e gjithë trupa tashmë e plotësuar e Gjykatës së Lartë do të punojë me përkushtim e ndershmëri në sfidat që paraqiten në kuadër edhe të Reformës në Drejtësi, garantimi i shtetit të së drejtës dhe garantimi i veprimtarisë tepër të rëndësishme të të gjithë sistemit gjyqësor. “Sigurisht, këto sfida janë sfida të vështira, ka nënvizuar presidenti Topi, dhe unë do të kërkoja që Gjykata e Lartë të punojë me shumë seriozitet, të zhvillojë aktivitetin e saj, jo thjesht në rutinën e punës së përditshme, por të jetë pjesëtare aktive për tërë këtë proces të reformimit të pushtetit të drejtësisë”. Sipas Kreut të Shtetit, koha kërkon sot që bashkëpunimi të jetë serioz, intensiv, i matur dhe institucional dhe jo thjesht komunikim mediatik. Në fjalën e tij para anëtarëve të Gjykatës së Lartë, presidenti Topi ka përsëritur domosdoshmërinë e pavarësisë së pushtetit gjyqësor. “Ajo që e kam thënë dhe herë të tjera, atë që s po e them vetëm unë, por e thonë shumë aktorë institucionalë dhe partnerë ndërkombëtarë, është momenti të rishprehim edhe një herë nevojën për pavarësinë e pushtetit gjyqësor. Mos mendoni që pavarësia realizohet me një fjalë goje. Edhe tek vetë personi duhet të jetë koshienca e plotë që të fitojë pavarësinë individuale mbi bazën e zbatimit korrekt të ligjit, mbi bazën e zbatimit korrekt të të gjitha parimeve të profesionit të gjyqtarit, pastaj të krijohet mjedisi, të krijohen të gjitha kushtet që ne, dita-ditës të fitojmë betejën”, - ka theksuar ai. Pasi ka marrë nga Presidenti i Republikës dekretin, kryetarja e Gjykatës së Lartë ka falënderuar Kryetarin e Shtetit për besimin dhe Kuvendin për votimin unanim të këtij dekreti. “Detyra e Kryetarit të Gjykatës së Lartë është e një rëndësie të madhe jo vetëm për drejtimin e këtij institucioni të rëndësishëm, por edhe për shkak të funksioneve të tjera që rrjedhin nga ky post, si ai i kryetarit të Konferencës Gjyqësore Kombëtare, anëtar i KLD, etj, funksione këto në zbatim të Kushtetutes dhe ligjeve të tjera për organizimin e pushtetit gjyqësor e strukturave që lidhen me të. Me këtë rast theksoj rëndësinë e detyrave të mëdha që kemi përpara për Reformën në sistemin e Drejtësisë, për pavarësinë e sistemit gjyqësor, për një drejtësi bashkëkohore që të udhëhiqet nga ligji, profesionalizmi, ndershmëria e devocioni në kryerjen e kësaj dëtyre sublime”, - tha Beçaj.
Ky lajm është publikuar: 31/10/2008