E Diel, 1 Nëntor 2026

Të pastrehët, shtëpi të reja më 2010

Autori i Lajmit: red.
“Sipas burimeve nga Bashkia e Tiranës banesat sociale për familjet pa shtëpi do të jenë gati në vitin 2010. Po sipas të njëjtave burime mësohet se brenda këtij muaji, Bashkia do të shpallë tenderin për firmën fituese, që do të ndërtojë banesa sociale në verilindje të kryeqytetit, tek Fonderia Mekanike".
Shpërndarja e apartamenteve për të pastrehët kërkon edhe një vit kohë. Sipas burimeve nga Bashkia e Tiranës, banesat sociale për familjet pa shtëpi do të jenë gati në vitin 2010. Po sipas të njëjtave burime, mësohet se brenda këtij muaji Bashkia do të shpallë tenderin për firmën fituese, që do të ndërtojë banesa sociale në verilindje të kryeqytetit, tek Fonderia Mekanike". Në këtë zonë të pabanuar, Bashkia e Tiranës ka planifikuar ndërtimin e 393 apartamenteve, në të cilat pritet të strehohen 1.300 persona. "Ndërtimi i këtyre banesave sociale, që pritet të jenë ndër investimet më të mëdha për të pastrehët në Tiranë, do të financohet 60% nga Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës, (CEB) dhe 40% nga fondet e Bashkisë së Tiranës", thanë më tej burimet. Të 393 apartamentet e reja do të shtrihen në një sipërfaqe prej 28 mijë metra katrorë, ku përfituesit e parë do të jenë banorët e ish-Uzinës së Autotraktorëve, që jetojnë në kushte të papërshtatshme në mjediset e brendshme të saj. "Kjo përzgjedhje është bërë në bazë të ligjit të urbanizimit dhe sistemit të pikëzimit të bashkisë", bënë të ditur burimet e saj. Por nga ana tjetër Bashkia e Tiranës ka vendosur edhe një bonus qiraje për familjet që u prishën shtëpitë pranë maternitetit "Koço Gliozheni", si pasojë e projektit të rehabilitimit të Lanës. Burime nga Bashkia Tiranë bënë të ditur se do t u paguhet një pjesë e qirasë mujore vetëm 25 familjeve nga 70 të tilla që ishin ndërtuar në këtë zone. Kjo ndarje shpjegohet me faktin se vetëm 25 prej tyre kishin dorëzuar kërkesat dhe dokumentacionin e rregullt ligjor të pronësisë pranë Bashkisë Tiranë. Po sipas këtyre burimeve, shuma që do t u paguhet në muaj këtyre familjeve, do të varioje nga 6 deri në 8 mijë lekë për çdo muaj. Vendimi për trajtimin me bonus strehimi për disa familje, të cilat mbeten të pastreha, si pasojë e projektit të Bashkise Tiranë, për rehabilitimin e shtratit të Lanës dhe të rrugëve paralel me të është marrë nga Këshilli Bashkiak Tiranë, që në korrik të këtij viti dhe pritet të zbatohet në fillim të muajit nëntor nga Bashkia.
Ky lajm është publikuar: 31/10/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›