Tërmeti që gjunjëzoi mistrinë dibrane
Prof. Asc. Sazan GURI
Vazhdoj të këmbëngul që tërmetet, vullkanet, tornadot, cunamet nuk janë fatkeqësi natyrore, përpos vlerave dhe dobive, që ato i sjellin njerëzimit, tokës dhe vetë jetës (shkrimi i kaluar ndalet më gjatë në këtë veti). Por, nuk qenka e thënë, që ajo të jetë vlerë dhe dobi për Shqipërinë dhe shqiptarët, megjithëse praktikat me të janë qysh në kohën e të parëve tanë pellazgë, që e kanë pagëzuar me emrin terr – tokë e thatë (terr rrobat – thaj rrobat), dhe më vonë latinët i shtuan fjalën lëviz–motion, prej nga u formatua termi koncept terra moto, shqip tërmet.
Dihet se tërmetet apo vullkanet janë po aq të vjetër sa toka, qysh 4,5 miliardë vjet, duke i dhënë kuptim, moshë deri në jetë, jetës në tokë. Aq të lidhur janë këto dukuri me tokën, sa nëse pushon së ekzistuari njeri prej tyre merr fund tjetri. Pra, për sa kohë do të ketë jetë mbi tokë aq do të ketë dhe tërmete apo vullkane. Njeriu, qysh në fillimet e veta prej një milion vjetësh, ose prej 26 sekondash nëse tokat matet e tëra me 12 orë jetë, i gjeti tërmetet dhe për sa kohë nuk i njihte, ai trembej sikundër nga bubullimat e vetëtimat. Dhe kjo nuk zgjati pak, por fiks një milion vjet pa mijëvjeçarin e fundit, kur ai filloi ta njihte si forcë normale të natyrës dhe falë kërkimeve gjeologjike, ai (njeriu) filloi të shpjegonte shkaqet e tij, vendet e ndodhjes e çdo gjë tjetër me përjashtim të kohës se kur ndodh dhe sidomos njëqindvjeçarin e fundit ai filloi ta hartografonte atë, duke kaluar nga faza pagane e tromaksjes prej tij në atë shkencore e praktike të menaxhimit të tij. Siç e thamë dhe në një shkrim të mëparshëm ka qenë kjo dukuri, e cila ka bërë, që njeriu të shkëputet përfundimisht nga bashkëjetesa me shpellat, duke zhvilluar shkencat e ndërtimit, të arkitekturës, të bazamenteve gjeologjike të tokës, etj.
Në këtë kuptim, me përjashtim të rasteve kur ai është më i fortë se çka ndodhur më parë, jashtë parashikimit të mundshëm, që njëherësh do të thotë fatkeqësi natyrore, në raste e tjera ai s‘është gjë tjetër, veçse një dukuri normale natyrore dhe kur përmban fatkeqësi, ato me plot gojë mund t‘i quash fatkeqësi njerëzore ose për shkak të njerëzve.
Këtë kuptim marrin rrëshqitjet me gjithë shtëpi në Kavajë muaj më parë, për shkak të një tërmeti rreth 2,5 të shkallës Rihter ose 4 ballë të shkallës Merakli apo zhytjet e tokës në Zharrës, për shkak të një tërmeti rreth 1,5 të shkallës Rihter ose 2-3 ballë të shkallës Merkal apo mbi të gjitha shembjet e ditëve të fundit, jo pak, të 1200 shtëpive në Dibër, për shkak të një tërmeti rreth 5,2 të shkallës Rihter ose 7 ballë të shkallës Merakli, kur dihet që tërmetet sot në botë mund të fillojnë të çajnë e të shembin ndërtime, kur janë mbi 6,2 ballë të shkallës Rihter ose 8 ballë të shkallës Merkal. Kësisoj, kemi për hise të themi, që më thuaj se në ç‘ballë të fillojnë të bien ndërtimet të të them se çfarë Shteti je, çfarë Qeverie mban, çfarë shkence bën, çfarë ndërtuesish ke dhe së fundi sa të përgjegjshëm qytetarët i ke. Pikërisht, sot, nuk po arrihet as niveli i intuitës popull arkitekt i kohëve të Mesjetës apo të eksperiencës popull, ku qëmoti shtëpitë ndërtoheshin ose të lehta (kallama e rrogoza), sigurisht pa lezet ose mbi faqe shkëmbore plot shëndet, si Berati Mangalem, Gjirokastra Dunavat, Kruja, etj.
Gjithmonë kam marrë penën e të shkruaj në mbrojtje të jetës apo të anës së qytetarit, por zanati dhe profesioni nuk më lënë pa thënë dy fjalë për dibranin, që ndërtoi shtëpi e komplekse shtëpish anembanë vendit, pas tërmeteve të Shkodrës (Bahçallëk, 1979), pas tërmeteve të Fier-Lushnjës (1959). Zanati dhe profesioni më shtyjnë që të thërras mendjen dibrane, atë mendje që lind në Shkodër, pushon apo llogjikoset në Mirditë dhe së fundi vishet si një nuse apo dhëndër i bukur në Dibër, por jo këtë të sotme, që një shkundje e tokës në nivelet që njeriu sot i komandon, t‘i trazojë jetën e vet dhe më tepër të fëmijëve të vet, por të pafajshëm. Gjithkush mund edhe të qortojë, se një popull nuk shahet. E dua Platonin, mësuesin tim të madh, thoshte një filozof i lashtë pellazg, por dua më shumë të vërtetën. Ndaj edhe unë, e dua popullin tim, si djali-babanë, e dua dibranin si vëllai-vëllanë, por më shumë dua zanatin dhe profesionin tim, që më ka mësuar si të parashikojë atë që mund të ndodhë, që më ka përgatitur si të zbusë pasojat kur ajo ndodh, që më ka pajisur me atë shkencë që të bëjë që më ky dëm mos të ndodh. Dua zanatin dhe profesionin tim, që në këtë rast nuk më lejon të thur epos për dibranët, sepse më duken të mjerë, që në këtë rast nuk më lejon të vazhdoj të ngre lavde për mistrinë e tyre, për atë mistri që ka bërë kala nëpër Shqipëri e Ballkan dhe bën hata në shtëpinë e tyre, për atë mistri që ka ndërtuar e mirëmbajtur në shekuj rrugët e lidhjes së kulturave Greko-Romake (Egnatia – eg‘jata), besimeve Romë-Stamboll (rruga e Arbrit) deri në rrugët e ditëve të sotme, ku 70% e punëtorëve të firmës “Granit” në veprat ndërtimore në Moskë janë me origjinë Dibrane, ku dhe autori i këtyre rreshtave ka ndjerë tisin e shijeve dhe elegancën ndërtuese të dibranëve në shtëpinë e fëmijërisë së vet të rrëzuar në Mangalem të Beratit, ku babai kërkonte pa një pa dy, dorën dibrane që të mos i trembesh më ndonjë rrokullisje tjetër shkëmbi nga faqja e malit kala.
Por, shqetësimi qëndron në atë, se si mund të çahet një shtëpi tej e përtej në gjithë lartësinë e saj, ose të bjerë vetëm suvaja apo të shkasin pjesë të çatisë ose të ndahet pikërisht, atje, ku bashkohen muret? Si mund të shkatërrohen këto shtëpi në Dibër, që Zoti boll i ka ndihmuar, duke i falur një faqe kodrinore me shkëmbinj, që të paktën e zbusin një shkallë apo një ballë tërmetin. Si mund të shemben shtëpi, që Zoti boll i ka ofruar një lumë për rërë e llaç apo i ka ofruar male për gurë (Gjuric – gurë, guriçka, zhurre) apo i ka ofruar pyje për lëndë drusore (Shupenzë – shumë pyje ose shumë pemë). Po sepse, shtëpia nuk kishte një brez betoni ose të paktën një brez me dru, që të ndajë rezonancat e valës së tërmeteve përgjatë lëkundjeve. Po sepse, shtëpia nuk kishte një gur qosheje, që të lidhte muret apo një arkitra që të lidhte dritaret. Po sepse, shtëpia nuk kishte themele me gurë që muret të inkastrohen e të lidhen me shkëmbin apo çati me trarë të gozhduar që mund të fluturojë nëse e gjithë shtëpia shket e ikën e tëra për lesh. Hej dibranë ustallarë apo shqiptarë pashallarë! Kujdes?! Po atij në Venezuelë, ku toka i ofron dhe e rrethon vetëm me ujë deti apo oqeani dhe tërmeti për fat të keq i bie edhe më i fortë se sa tek ju, pikërisht si këto ditë, 6,5 të shkallës Rihter ose 8,2 ballë Merkali, i bie të zhduket me farë e me fis?
Ndaj dhe shprehim këtë qejfmbetje me dibranët, ku tërmeti i turpëroi mendjen, plasja e shtëpive i nxori të palarat dhe rrëzimi i shtëpive i gjunjëzoi mistrinë. Por, kjo nuk është dhe nuk lidhet vetëm me dibranët. Dje me Kavajën, sot me Dibranët, nesër me Golemin, pasnesër me Tiranën, pse jo, pas pasnesër me gjithë Shqipërinë.