Dite flijimesh, nje i vdekur
Fier- Nje burre dhe nje gjimnaziste zgjodhen rrugen e veteflijimit ne rrethana te ndryshme diten e djeshme ne rrethin e Fierit. Per fat te keq, 36-vjecari Mikail Josifi humbi jeten pak ore pasi mberriti ne spital i helmuar me fostoksine. Kurse 18-vjecarja Elona A., sipas mjekeve, ndodhet ne gjendje te rende per jeten ne reanimacion dhe ka perdorur per flijim po te njejtin preparat kimik. Shkaqet sipas hetimeve paraprake te policise vendore jane depresioni prej 5 vitesh nga i cili vuante i ndjeri dhe nje grindje me shoket dhe shoqet e klases nga ana e adoleshentes, qe ne caste stresi ka tentuar vetevrasjen.
Burimet zyrtare te repartit te reanimacionit ne spitalin e Fierit thane dje per gazeten "KJ" se rreth ores 14:30 ka gjetur vdekjen Mikail Josifi, banues ne fshatin Frasher, komuna Zharrez. Menjehere pas mberritjes ne urgjencen e spitalit, Josifi eshte transportuar ne repartin e reanimacionit, ku nderhyrja ka qene e shpejte. Por pirja e te pakten 3 tabletave fostoksine ka bere qe fundi per 36-vjecarin te ishte fatal. Mes te afermve te viktimes ne spital ka qene edhe bashkeshortja e tij shtatzene, e cila priste nje femije me te ndjerin. Nga marrja ne pyetje e familjareve eshte mesuar se Josifi vuante prej 5 vitesh nga nje gjendje depresive. Megjithe nderhyrjen e tyre, pasi e kishin gjetur ne dhomen e gjumit ne gjendje kritike, as mjeket nuk e kane mbajtur dot ne jete 36-vjecarin.
Vetem pak minuta pas rastit te pare, ne reanimacion perfundoi edhe nje 18 vjecare nga fshati Levan i Fierit. Sipas mjekeve, gjimnazistja e shkolles se mesme te ketij fshati kishte pire lende helmuese fostoksine dhe pas nderhyrjes urgjente eshte mundesuar mbajtja ne jete. Elona A., eshte derguar ne spital nga te afermit, kurse policia nisi hetimet per te zbardhur ngjarjen. Paraprakisht mesohet se shkak i tentatives se vetehelmimit te adoleshentes ka qene nje grindje e saj me shoket dhe shoqet e klases, ngjarje qe ia ka rrefyer edhe nenes ne shtepi pak minuta para se te ndermerrte aktin dramatik. Nuk jepen rrethana te tjera per arsyet e kesaj grindjeje te nxeneses se shkolles se mesme.
Xhemil Beharaj