E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria me fasadë homoseksualeNga Denis DyrnjajaNë fjalorin enciklopedik thuhet se “fasadë” është faqja e përparme e një ndërtese, ballina, pamja e jashtme e mirë ose e bukur e një godine që fsheh diçka të keqe, pamje që të gënjen. Ndërsa bëra këtë p

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Qeveria me fasadë homoseksualeNga Denis Dyrnjaja

Në fjalorin enciklopedik thuhet se “fasadë” është faqja e përparme e një ndërtese, ballina, pamja e jashtme e mirë ose e bukur e një godine që fsheh diçka të keqe, pamje që të gënjen. Ndërsa bëra këtë parantezë, në mendje më erdhi beteja politike e fasadave të Edi Ramës me demokratët disa vite më parë. Por nuk desha të merrem me to, se pluhuri i dendur i kryeqytetit që rreshk gjithçka, ua ka hequr edhe atë shkëlqim momental që patën. Doja të flisja për një lloj tjetër fasade, siç ishte kjo e homoseksualëve që kryeministri i vendit, Sali Berisha, i veshi Shqipërisë, por dhe qeverisë që kryeson. Pse e quaj fasadë? Po ç’ta quash tjetër?! Dhe të duash, s’ke ç’emër t’i vendosësh, sepse nuk do të doja të besoja, se nisma e re për lejimin e martesave brenda së njëjtës gjini, ka të bëjë me ndonjë pjesë reale të vullnetit natyror të kryeministrit apo anëtarëve të tjerë të qeverisë, që edhe pse po paraqisnin një projektligj kundër diskriminimit, po nënqeshnin mes tyre ironikisht, duke bërë dukshëm një veprim diskriminues. Edhe këtë herë që deshëm të dilnim protagonistë të respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut në sytë e botës, u zgjodh varianti më i shëmtuar dhe më fals. Po pse duhej zgjedhur kjo fasadë për t’u dukur, kur realiteti shoqëror në vend është i zymtë?! Gratë dhunohen rregullisht brenda mureve të shtëpisë e fëmijët lypin rrugëve të Shqipërisë. Zoti kryeministër, edhe pse për fasadë, do të fitoje më shumë pikë, si brenda dhe jashtë vendit, nëse do të bëje një paketë të posaçme dhe të ashpër ligjore, që të funksiononte e të ndalte krimin brenda familjes ose një projektligj që t’i jepte fund njëherë e mirë lypjes së të miturve rrugëve të kryeqytetit. Ndoshta si shumë premtime të tjera ke harruar, se brenda qeverisjes 4-vjeçare që u mbyll the se nuk do të kishte më asnjë lypës në rrugët e Tiranës, por semaforët janë plot me ta. Dërgo ministrin e Punës dhe Çështjeve Sociale që ke ende në detyrë, t’i shohë, se vetë ndoshta je i zënë me krijimin e hibridit të ri qeverisës, që i përafrohet moralit të projektligjit për lejimin e martesave gay. Para se të hedhësh sytë te homoseksualët, hidhi me parë te komuniteti rom në Bregun e Lumit, te jetimët, të verbrit, si jetojnë paraplegjikët a pleqtë e vetmuar në azil, se, nëse do të përmirësosh jetën e tyre, do ta çosh vendin më shpejt në BE, do të fitosh zgjedhjet dhe do të krijosh një qeveri dinjitoze të djathtë, pa mbarsje me të majtë. Homoseksualëve mos u qaj shumë hallin, se nuk vuajnë për bukën e gojës, por për lirinë dhe qejfin e seksit. Atë, edhe po s’ua garantoi qeveria, do ta gjejnë mënyrën ta kenë mes tyre, siç e kanë gjetur deri më sot. Pastaj gjërat e ndaluara shijojnë më shumë, s’kemi pse ua heqim këtë intimitet me ligj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›