E Diel, 1 Nëntor 2026

E papranueshme të humbasim kaq shumë jetë njerëzish në aksidenteNga Demir OsmaniNë këto ditë të nxehta të korrikut rrugët e vendit tonë u përgjakën nga aksidentet rrugore më shumë se kurdoherë! Muaj korrik u mbyll me një bilanc tragjik nga aksident

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

E papranueshme të humbasim kaq shumë jetë njerëzish në aksidenteNga Demir Osmani

Në këto ditë të nxehta të korrikut rrugët e vendit tonë u përgjakën nga aksidentet rrugore më shumë se kurdoherë!

Muaj korrik u mbyll me një bilanc tragjik nga aksidentet rrugore, duke shkaktuar 48 qytetarë të vdekur dhe 46 të plagosur rëndë!

Është e pamoralshme dhe e papranueshme të humbin jetën njerëzit, vetëm se nuk zbatohen rregullat e qarkullimit rrugor.

Të dashur qytetarë!

Rruga është një mënyrë komunikimi që ndihmon të gjithë përdoruesit e saj për rritjen e cilësisë së jetës. Por qarkullimi në të si këmbësor, si drejtues mjeti apo si pasagjer ka disa rregulla, që duhet të njihen dhe zbatohen nga të gjithë. Rregullat e qarkullimit klasifikohen si ligje të rrepta. Thyerja e tyre nga padija, nënvleftësimi apo me dashje, ndëshkon shumë rëndë, jo vetëm ata që i thyejnë, por edhe qytetarët e tjerë të pafajshëm që qarkullojnë. Në rrugë gjenden sinjale të caktuara me formë dhe pamje të veçantë që vazhdimisht transmetojnë mesazhe të caktuara për mënyrën si duhet të sillemi të, në kohë e hapësira të caktuara.

Kujdes! Vrojtoni dhe interpretoni drejt mesazhet që transmetojnë sinjalet rrugore. Nëse me qetësi zbatojmë këshillat që japin këto sinjale dhe nëse asnjëherë nuk i keqinterpretojmë, jetën do ta kemi të sigurt në rrugë. Asnjëherë mos nxitoni.

Drejtues mjetesh!

Mjeti që ju drejtoni nuk është lodër! Drejtimi i tij në rrugë ka disa rregulla të caktuara dhe shumë të rrepta. Asnjëherë mos drejtoni mjetin tuaj pa u siguruar se gjendja e tij teknike është e mirë. Mos u nis për udhëtim pa vendosur rripin e sigurimit. Kurrë mos tejkalo kufijtë e shpejtësisë që të rekomandon sinjalistika rrugore. Shpejtësia të vret. Respekto gjithnjë këmbësorët, sidomos fëmijët dhe pleqtë, ata kanë sjellje të paparashikuara dhe të ngadalta në rrugë.

Kurrë mos drejto mjet nën efektin e alkoolit dhe drogës. Alkooli dhe droga i deformojnë ndjesorët e të parit, nuhaturit, dëgjimit, ngadalësojnë reflekset duke çorientuar tërë sistemin nervor qendror. Psikologjia e timonit nuk e pranon asnjëherë alkoolin.

Të dashur emigrantë!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›