Balla:Hetim ndaj Berishës dhe Bashës, duam drejtësi

Pas Tom Doshit ka reaguar dhe Taulant Balla, deputet i Partisë Socialiste dhe pjesë e listës trio të Prokuriorisë për heqje imuniteti dhe hetim ndaj tyre në lidhje me ngjarjet e 21 janarit. Ashtu si kolegu i tij, edhe Balla ka shprehur vullnetin për të hequr nga imunitetin e cdo deputeti të kërkuar nga organi i Prokurorisë , ndërsa ka theksuar se përpara këtij vendimi me organin gjyqësor duhej të përballej Berisha dhe Basha. Duke e quajtur qesharake moshetimin e tyre është shprehur i prerë, në emër dhe të kolegëve të tij “ se duam drejtësi”.