Barça ia mësyn binjakëve Da Silva

Barcelona ka filluar të mendojë qysh tash për sezonin e ardhshëm. Sipas medieve britanike, respektivisht ueb faqes Caught Offside, gjiganti katalunas ia ka mësyrë dy futbollistëve të Manchester Unitedit.
Bëhet fjalë për vëllezërit binjakë Fabio e Rafael da Silva, të cilët luajnë si mbrojtës të krahut, por që kontribuojnë edhe në fazën ofanzive.
Vëllezërit brazilianë janë 21 vjeç dhe do të ishin alternativë e mirë për ekipin e Pep Guardiolës, si në krahun e majtë, ashtu edhe në atë të djathtë.