E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ballack me 211 km/h

Edhe pse është tërhequr nga futbolli, Michael Ballack di si të bëhet mjaft mirë protagonist në medie.

Ish lojtari i kombëtares gjermane është ndaluar nga policia rrugore, pasi është kapur duke ngarë makinën e tij me 211km/h në një rrugë ku shpejtësia maksimale e lejuar është 120km/h.

Siç konfirmon institucioni, faktet janë marrë nga një kontroll rutinë me radar, të cilat zbuluan shkeljen në Autostradën A-5 në Caceres të Spanjës, ku më pas u zbulua se makina i përkiste pikërisht Ballackut. Ish mesfushori u tërhoq nga futbolli gjatë verës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›