E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fotoja me Messin, ku qëndron problemi?

Gjyqtari anësor Nicolas Yegros nuk arrin t’i kuptojë polemikat që ka shkaktuar fotografia e tij me Lionel Messin, pas takimit eliminator të Botërorit 2014 mes Argjentinës dhe Kilit.

Paraguaianit iu kërkua të japë shpjegime për vendimin e tij, ndërsa ai vetë ka mbetur i habitur. “Vërtet që nuk arrij ta kuptoj përse flitet kaq shumë. Gjyqtarët janë pjesë e futbollit dhe nuk shikoj ndonjë problem në këtë çështje”, deklaroi Yegros.

Më tej ai pohoi se doli në fotografi edhe me yllin e Kilit, Alexis Sanchez, i cili është njëkohësisht bashkëlojtar i Messit te Barcelona.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›