E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terry nuk ankohet

Qendërmbrojtësi i Chelseat, John Terry ka vendosur të mos paraqet ankesë ndaj vendimit për suspendimin e tij për katër ndeshje dhe gjobë prej 220 mijë funtesh pas shpalljes fajtor për fyerje racore ndaj mbrojtësit të QPR-së, Anton Ferdinand.

Terry kishte kohë deri të enjten për të kontestuar vendimin nga komisioni i pavarur rregullativ i Federatës angleze. Por, në një komunikatë të publikuar nga përfaqësuesit e tij Elite Menagement, Terry tha: “Pas konsideratës së kujdesshme, kam vendosur të mos ankohem ndaj vlerësimit të FA-së”.

“Dua të shfrytëzoj këtë mundësi ti kërkoj falje të gjithë për gjuhën që kam përdorur gjatë ndeshjes kundër Queens Park Rangers në tetorin e kaluar. Edhe pse jam i dëshpëruar me vlerësimin nga FA, pranoj se gjuha që kam përdorur nuk e ka vendin ne fushën e futbollit ose jetën e përditshme”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›