Allegri nuk do të shkarkohet

Nënkryetari i Milanit, Adriano Galliani ka insistuar se takimi me Lazion të shtunën nuk do të përcaktojë fatin e trajnerit Massimiliano Allegri.
E ardhmja e strategut italian në krye të Rossonerëve është në dyshim pas nismës dëshpëruese të sezonit ku aktualisht gjenden në pozitën e 11-të me 7 pikë nga po aq ndeshje. Por, Galliani ka theksuar se Allegri nuk rrezikon shkarkimin në rast të humbjes nga Lazio.
“Ndeshja në Romë nuk do të jetë ndalesa e fundit për Allegrin, pa marr parasysh çka ndodh”, deklaroi Galliani për të përditshmen sportive italiane Corriere dello Sport.