Futbollisti indian vdes nga sulmi në zemër

D.Venkatesh, 27 vjeç, mesfushor i skuadrës Bangalore Mars, u inkuadrua në lojë si zëvendësues në minutën e 73-të dhe u rrëzua në tokë në fund të takimit, njoftuan mediet indiane.
Ato treguan se vetura e ambulancës nuk ishte në dispozicion dhe Venkatesh ishte dërguar në spitalin Hosmat me një kamionetë. Njoftimet e para sugjerojnë se sulmi në zemër ishte shkaktar i vdekjes.
E përditshmja Times of India citoi doktorin Ajith Benedick Royan nga spitali Hosmat duke thënë se nuk kishte lëndime të tjera të jashtme që mund të kenë ndikuar në vdekjen e Venkateshit.
Kjo ndodhi vetëm disa ditë pasi mesfushori i Boltonit, Fabrice Muamba u rrëzua në fushë gjatë ndeshjes kundër Tottenhamit në FA Cup, pasi kishte pësuar sulm në zemër. Ai është dërguar në spitalin London Chest dhe mbetet nën kujdes intensiv.