E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ballack thyen hundën

Bayer Leverkusen ka njoftuar se mesfushori veteran, Michael Ballack ka thyer hundën në fitoren 1-0 në Freiburg në Bundesligë, të premten.

Leverkusen konfirmoi lëndimin e ish-reprezentuesit gjerman pasi Ballack iu ishte nënshtruar kontrollimeve mjekësore në një klinikë në Freiburg, pas ndeshjes. Ende nuk është e ditur nëse Ballack do të jetë në dispozicion për ndeshjen në Valencia në Ligën e Kampionëve, të martën.

25-vjeçari Ballack shënoi golin e fitores në minutën e dytë të ndeshjes, goli i tij i parë në Bundesligë pas më tepër se pesë vitesh.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›