Barcelona ‘flet’ në fushë

Dani Alves beson se Barcelona nuk do të hyjë në lojërat mendore të Jose Mourinhos sepse do të humbte. Por, mbrojtësi i djathtë brazilian thotë se me paraqitjet në fushë mund të mposhtin trajnerin e Real Madridit.
“Ne e njohim atë, e dimë se mundohet të heq meritat e të tjerëve por ne mundohemi ta injorojmë. Ne nuk mund të garojmë në atë shkallë sepse jemi inferior por mund të ndeshemi në fushë me top”, tha Alves për mediet spanjolle.
Mourinho ka sulmuar vazhdimisht rivalin e tij kryesor Barcelonën prej mori drejtimin e Realit më 2010.