Luftetari fiton 2-0 ndaj Burrelit
/* */
(Telnis Kuqi/ATSH) - Luftëtari vazhdon të triumfoj në fushën e vet, duke mundur sot me rezultatin e pastërt 2 me 0 skuadrën e Burrelin.
E si për t’i dhënë udhë fitores së gjirokastritëve ka menduar mesfushori “veteran” Devolli, i cili në 4’ lëshon sinjalin e golit për bluzinjtë dhe 13 minuta më vonë, Raboshta lëshon një të majtë “vrasëse”, duke e çuar topin në rrjetë.
Po ky lojtar ishte protagonist i golit të dytë, vetëm disa sekonda nga përfundimi i pjesës së parë, i cili dërgoi topi në krahun e majtë dhe Boci thjeshtë dërgon topi në rrjetë për herë të dytë.
Në pjesën e dyte, trajneri gjirokastritë Mustafa Hysi orienton të lojtarët drejt ofensivës sulmuese, duke mbrojtur rezultatin në sulm.
Pavarësisht sulmeve të njëpasnjëshme, janë miqtë nga Burreli që në 52’ kanë të drejtën e ekzektimit të topit nga pika e bardhë e penalltisë, gjë që nuk realizohet nga kapiteni Gjoka, gjuan dhe pret Selimaj.
Pas këtij rasti të humbur nga miqtë, loja do të flasë e tëra për vendësit, të cilët nuk heqin dorë nga thellimi i rezultatit, gjë që e bën Mersini në 56’, duke shënuar golin e tretë , por që anulohet me të drejtë nga anësori Hakrama
Minutat 63’, 65,’ 72’, 79,’ janë emocionuese. Vendasi shpërdorojnë raste shënimi, madje në 83’ Raboshta kishte mundësi të trefishonte rezultatin, humbet penalltinë.
Mustafa Hysi, trajneri i Luftëtarit, tha sot pas ndeshjes për ATSH-në, se skuadra e tij zhvilloi një ndeshje të mirë, qarkulloj shumë topin, si dhe humbën shumë raste shënimi.
“Në skuadër kemi afruar lojatrë si Devolli e Nora që për Luftëtarin japin shpirtin në fushën e lojës. Gjithsesi, nuk duhet të jemi të nxituar në deklarimet tona, por të mendojmë për ndeshjen e radhës, pasi do të luajmë në një fushë të vështirë të Kavajës”.
Ndërsa, Lulëzim Kola, trajneri i Burrelit, tha se transferta ishte e vështirë, kishin një Luftëtar që kryeson denjësisht garnë, ndërsa loja mund të kishte ndryshuar nëqoftëse do të realizonin 11-metërshin.
“Humbja e penalltisë na demoralizoi, kështu skuadra nuk doli dot në lojën e saj. Humbëm përpara një skuadre si Luftëtari që e meriton të jetë pjesë e skuadrave më të mira sezonin e ardhshëm”, theksoi Kola.Rezultatet
Lushnja-Butrinti 1-0 (Bufasi)
Mamurrasi-Ada 2-1 (Baci, Gecaj/ Hotaj)
Skrapari-Iliria 2-1 (2Brata/ Gaca)
Besëlidhja-Besa 2-0 (Trajković, Milić)
Himara-Gramshi 3-2 (2Kokona, Golo/ Lezi, Duka)
Elbasani-Kukësi 1-0 (Galica)
Luftëtari-Burreli 2-0 (Rraboshta, Baci)
Vlora-Gramozi 0-0