Kuqi e Nuhiu realizojnë gola

Ish-reprezentuesi finlandez realizoi të dy golat në pjesën e parë. Fillimisht realizoi nga penalltia në minutën e 22’të, derisa golin e dytë e shënoi në minutën e 38’të. 34-vjeçari është shndërruar në sulmuesin kryesor të skuadrës pasi që deri më tani ka realizuar plot 7 gola në fanellën e Oldhamit, ku ishte transferuar gjatë kësaj vere.
Nuhiu ia siguron fitoren Rapidit
Atdhe Nuhiu i ka siguruar tri pikë skuadrës së tij, Rapid Vjena, e cila në shtëpi mundi Sturm Grazin me rezultat 3:2. Sulmuesi kosovar është inkuadruar në minutën e 66’të, derisa vetëm pas pesë minutave ka realizuar golin e parë.
Por ai nuk është ndalur me kaq, vetëm tre minuta pas realizimit të golit të parë, Nuhiu arriti të shënojë edhe një herë. Çuditërisht sulmuesi më i mirë i kësaj skuadre, Hamdi Salihi nuk është aktivizuar fare në ndeshje nga trajneri Peter Schottel. Me këtë fitore, Rapid ka tubuar 20 pikë.