Arsenali kërkon Graneron

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger është i gatshëm të ofrojë 7 milionë funte për transferimin e mesfushorit të Real Madridit, Eseteban Granero, gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sipas medieve angleze, Wenger ka përcjellë Graneron për më tepër se një vit dhe tashmë ka zhvilluar bisedime për transferimin e tij në Emirates.
24-vjeçari është produkt i akademisë së Realit, por nuk ka zënë vend në ekipin e parë të Jose Mourinhos, në dy sezonet e fundit dhe mund të largohet nga Santiago Bernabeu.