E Diel, 1 Nëntor 2026

Aguero, i lumtur në City

Pas startit eksploziv në Premierligë, nuk është befasi që sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero është i lumtur me aventurën e tij të deritashme me ekipin nga Premierliga.

Argjentinasi i cili iu bashkua Cityt nga Atletico Madridi, gjatë verës, është aktualisht bashkëgolashënuesi më i mirë në Premierligë së bashku me Wayne Rooneyn, me nëntë gola.

“Jam shumë i lumtur këtu. Gëzohem që kam shënuar në fitoren ndaj Manchester Unitedit, sepse ata janë ekip shumë i mirë. Jam i kënaqur edhe me përkrahjen e madhe të tifozëve”, tha Aguero për uebfaqen zyrtare të Cityt.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›