E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ballet Actuel, në ditët e dancit në Durrës

Vijojnë ditët e dancit kontemporan në qytetin bregdetar të Durrësit, duke sjellë para publikut performanca nga më të ndryshmet të dancit. Në vijim të tyre erdhi dhe trupa e njohur Ballet Actuel,e cila u duartrokit gjatë nga publiku, i cili nuk ka munguar gjatë këtyre ditëve

në sallën e teatrit Aleksandër Moisiu ku po zhvillohet ky festival, i cili do të përfundojë në datë 28 maj. Performanca e plotë e trupës konsistonte në katër pjesë të shkurtra, të shkëputura nga krijimet më të fundit të kompanisë Ballet Actuel. Universe të ndryshëm, në koreografi dhe muzikë, por që të gjitha kanë një ide të përbashkët: një kërkim i pandalshëm për energjinë e brendshme organike që mbart lëvizja. Balerinët Céline Holzer dhe Loïc Marchiu shoqëruan nga muzika e Jean Louis Matinier dhe John Tavener. Në vijim të trupave të dacit që performojnë në këtë festival paar disa ditësh erdhi Ferenc Heher me grupin Tao Te, të cilët sollën një performancë të bukur artistike para publikut në teatrin Aleksandër Moisu në qytetin e Durrësit. Drejtori i festivalit, koreografi i njohur Gjergj Prevazi tregon se ky është një eveniment unik dhe tepër i rëndësishëm në llojin e vet. Festivali ynë synon që të bëhet arenë e shprehjes së aspiratave krijuese të artistëve nga vende të ndryshme, duke u kthyer tashmë në një veprimtari të përvitshme, thotë ai. Trupat pjesëmarrëse këtë vit janë: Ballet Jesus Quiroga, Cie Diade, Scream Scene dhe Trefeli, Ursula Eagly Solo Fields of Ida, Oded Ronen and Joel Bray Dorban2O 5, The Neta Dance Company, 5 Beds/Children of the Dream +Fold-Refolds, Ferenc Feher me Tao Teo, Rytm Ba The Perfect Solo, Ballet Actual, Fabrice Lambart, Albania Dance Theatre co., The Parfum, Lanonima Imperialdhe Linga. Festivali Ndërkombëtar i Dancit Modern Bashkëkohor, është një projekt që synon të kthehet në traditë. Festivali ka krijuar kushte mjaft të mira për njohjen e tendencave të dancit modern bashkëkohor, për studentët e degës së Koreografisë.

Last Updated on Monday, 17 May 2010 19:16

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›