E Diel, 1 Nëntor 2026

Tafaj hap degë të reja të teknologjisë së informacionit në shkollat profesionale

Në një takim të zhvilluar përmes një tryeze të rrumbullakët, në prani të drejtuesve rajonale të arsimit por dhe drejtuesve të shkollave profesionale Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj, ka prezantuar zhvillimin e një projekti. Projekt ky, i cili synon hapjen e degëve të

reja të teknologjisë së informacionit në 12 shkolla profesionale nga 49 të tilla që janë në mbarë vendin. Kjo sipas Tafaj vjen në kuadër të asaj që është shpallur nga kryeministri Berisha, Shqipëria dixhitale dhe synon disa avantazhe për të gjithë ata që mësojnë në shkollat profesionale, jo vetëm të bëhen pjesë e tregut të punës por edhe të kenë mundësinë të ndjekin studimet e larta në degët e teknologjisë së informacionit.

Universitetet private drejt financimit nga shteti, studentët e shkëlqyer me bonuse
Ndryshimet e Ligjit të Arsimit Privat, do të ndryshojnë plotësisht strukturën e financimit të universiteteve. Ndërsa universitetet shtetërore kërkojnë vetëm pavarësi, universitetet private do të financohen nga buxheti i shtetit. Studentët do të kenë bonuse, në formë çeqesh. Studentët e shkëlqyer dhe me probleme sociale do të kenë më tepër bonuse.Ndërkohë universitetet private mund të marrin pjesë në konkurrime dhe tenderë për materiale dhe pajisje mësimore, duke përfituar fonde nga buxheti i shtetit. Megjithatë kjo reformë financiare kërkon në radhë të parë matjen e cilësisë së vetë universiteteve dhe vendosjen e standardeve.

Last Updated on Monday, 17 May 2010 19:47

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›