Ballistët, dy pafajësi dhe dy gjoba
Drejtuesit e Partisë Balli Kombëtar Demokrat janë ndarë nga gjykata për sa i përket përgjegjësisë për falsifikimin e firmës së Akile Ramës, i paraqitur prej tyre si kandidat për kryetar bashkie në zgjedhjet e fundit lokale të shkurtit të vitit të kaluar. Gjykata ka vendosur të shpallë të pafajshëm kryetarin e partisë, Artur Roshi, dhe sekretarin e përgjithshëm Çelo Hoxha, ndërsa ka dënuar me nga 300 mijë lekë gjobë dy të pandehurit e tjerë, Pajtim Hoxhaj dhe Tomor Gostivari. Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare të akuzës, prokurori kishte kërkuar tërheqjen e akuzave ndaj dy të pandehurve kryesorë, Roshi dhe Hoxha, dhe për këtë arsye gjykata ka vendosur t‘i shpallë ata të pafajshëm.