Kërkohen dënime të rënda për vëllezërit Rexhaj
Vrasja e kryetarit të PD-së së Hasit, Behar Kastrati, duket se do t‘u kushtojë shumë vite burg dy vëllezërve Abedin dhe Qamil Rexhaj, si dhe bashkëpunëtorit të tyre Ibrahim Geca. Ky i fundit, për shkak të ndryshimit të thënieve të tij në gjyq, ka humbur statusin e të penduarit dhe njëkohësisht edhe përfitimet që mund të kishte nga marrëveshja e bërë me prokurorinë. Dje, në Gjykatën e Krimeve të Rënda janë lexuar konkluzionet përfundimtare të akuzës në procesin për vrasjen e Kastratit. Sipas prokurorëve "Qamil dhe Abedin Rexha, të lindur në Krumë, dhe banues në Durrës, si dhe Ibrahim Geca, lindur dhe banues në Krumë të Hasit, janë autorët e rrëmbimit me pasojë vdekjen e shtetasit Behar Kastrati" dhe për këtë arsye duhet të dënohet: Abedin Rexha me burgim të përjetshëm, Qamil Rexha dhe Ibrahim Geca me nga 25 vjet burg.
Sipas pretencës së paraqitur, provat kryesore të akuzës mbeten deklarimet e bëra nga Ibrahim Geca, të cilat janë dokumentuar konform Kodit të Procedurës Penale me procesverbal dhe me regjistrim audioviziv, çka rrëzon pretendimet e të pandehurit për mosrespektim të të drejtave të tij në momentet e marrjes në pyetje. Bazuar në këto deklarime të Gecajt, rezulton se vëllezërit Rexhaj kanë dashur të hakmerren ndaj Kastratit për shkak të "një borxhi" që pretendonin se ai u kishte, pasi nuk i kishte shërbyer si duhej të vëllait të tyre që kishte vdekur në spital, ku Kastrati kishte qenë mjek roje. Në fund të vitit 2004, sipas prokurorisë kanë nisur edhe bisedat e para mes Qamil Rexhajt dhe Ibrahim Gecajt lidhur me këtë "borxh", dhe planifikimi i një rrahjeje të mundshme ndaj Kastratit. Në fillim të 2005-s, Qamili i ka kërkuar Ibrahimit që të vëzhgonte lëvizjet e Kastratit dhe ta informonte për këto lëvizje. Konkretisht ai ka kërkuar të dinte orën se kur Behari kthehej për në shtëpi.
Në mbrëmjen e datës 07.07.2005, rreth orës 21:00, sapo kishin mbërritur nga Durrësi, vëllezërit Rexhaj i kanë kërkuar Ibrahim Gecajt që të shikonte nëse Behar Kastrati ndodhej te lokali i vëllait të tij, si çdo natë. Ai u ka konfirmuar se Behari ndodhej aty dhe Rexhajt e kanë pritur sa ka shkuar pranë pallatit ku ai banonte, e pasi kanë kontaktuar drejtpërdrejt me të e kanë marrë në automjetin me të cilin ata lëviznin dhe e kanë vrarë më pas. Pasi e kanë vrarë, i kanë lidhur dy shtylla betoni dhe e kanë hedhur në liqenin e Fierzës në Kukës, vend ku është gjetur kufoma pas rënies së nivelit të ujit rreth 40 ditë pas rrëmbimit të tij. Vetë Gecaj ka mësuar për fatin e Kastratit 10 ditë pas ngjarjes, teksa ka pyetur Qamil Rexhën, i cili i ka thënë: "... mos u merr më me atë punë...". Prokuroria është shprehur e bindur në provat që ka paraqitur dhe që konfirmojnë dëshminë e Ibrahim Gecajt, duke vërtetuar fajësinë e Qamil dhe Abedin Rexhajt, për të cilët ka kërkuar dënime maksimale, ashtu si edhe për të pandehurin tjetër.