E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dënohet Ademi, 6 vjet burg për vjedhje

I akuzuar për vjedhjen e disa banesave në Tiranë që u përkisnin shtetasve të huaj, gjykata e ka shpallur fajtor dhe tani do të duhet të vuajë në burg 6 vjet. Hetem Ademi, kosovari që jetonte në Tiranë, është arrestuar nga policia në fund të tetorit të vitit të kaluar dhe është akuzuar për veprën penale të "Vjedhjes". Gjykata e ka dënuar atë me 9 vjet heqje lirie, por për shkak të procedurës së gjykimit të shkurtuar, ai ka përfituar uljen e 1/3 së dënimit dhe do të vuajë vetëm 6 vjet burg. 26-vjeçari, baba i një fëmije, kishte arritur të vidhte edhe banesën e shefit të zyrës së sigurisë së OKB-së në Tiranë, ndërsa u zbulua pas denoncimit të një gruaje, e cila kishte qenë një nga viktimat e tij.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›