E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balliu në vend të Bazes në TVSH

• Komisioni parlamentar i Mjeteve të Komunikimit dhe Informimit votoi dje për kandidaturën e Fahri Balliut si anëtarin më të ri të Këshillit Drejtues të RTVSH-së.Vendi në këtë këshill u la bosh për shkak të dorëheqjes së anëtarit të KD-së, Mero Baze. PD më pas propozoi që në vend të botuesit të njohur të gazetës "TEMA", të caktohet po një botues i medias shqiptare, Fahri Balliu, i cili drejton gazetën "55". Maxhoranca ka votuar me shumicë votash pro kandidaturës së Balliut, duke bërë që emri i tij të votohet në seancën e ardhshme parlamentare. Opozita ka shprehur rezervat e saj në lidhje me kandidaturën e paraqitur, duke kërkuar që të zbatohet kriteri i marrëvëshjes për balancim në këtë institucion.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›