Sllovenia më 4 mars voton për Kosovën
• Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, priti dje në një takim ambasadorin e ri të Sllovenisë për Shqipërinë, Alain Brian Bergant.Në fillim të takimit kryetarja Topalli shprehu ngushëllimin e saj dhe në emër të Kuvendit, për humbjen e jetës së ish-Kryeministrit dhe Presidentit të Sllovenisë, Janez Drnovsek. Kryetarja Topalli vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve. Kryetarja e Kuvendit, falënderoi ambasadorin slloven për ratifikimin e MSA-së nga Parlamenti slloven. Ambasadori slloven përcolli qëndrimin më të fundit të shtetit të tij, vend i cili mban kryesinë e radhës në BE, se Sllovenia do ta njohë së shpejti shtetin e Kosovës, duke votuar njohjen e tij më 4 mars.