Ndryshimet në Kushtetutë, PS-PD i mungojnë votat
• Dy partitë e mëdha, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike të vetme nuk i bëjnë dot 94 vota për të ndryshuar Kushtetutën.Aristir LumeziKështu shpjegohen dhe thirrjet e vazhdueshme të PS-së dhe përfaqësuesve të lartë të saj për gjetjen e konsensusit me të gjitha partitë parlamentare për reformën zgjedhore. Reforma zgjedhore, e cila po përgatitet mes dy partive kryesore, PS-PD, kërkon në Parlament votim të cilësuar, ku të dyja partitë disponojnë 84 votat e kërkuara për këtë proces. Por ato do të vihen para vështirësish kur të kërkohen ndryshimet në Kushtetutë për ndryshimin e sistemit zgjedhor, nga sistemi aktual, në një sistem proporcional rajonal siç dhe parashikohet. Dy partitë e mëdha dhe pse kanë shpërndarë deputetë në grupet parlamentare të aleatëve të koalicioneve respektive, përsëri vështirësohen të mbledhin 94 votat e nevojshme. Partia Demokratike, e cila në grupin e saj parlamentar numëron 41 deputetë, në fakt ka rreth 62 mbështetës të saj, nëse do të përfshinim një numër të konsiderueshëm deputetësh nga grupi parlamentar i Partisë Republikane, të cilët u përfshinë në listat e kësaj partie që në korrik 2005. Gjithashtu problem mbeten votat e majta. Edhe pse socialistët numërojnë në grupin e tyre parlamentar 36 deputetë, numri i saktë i mbështetësve të variantit spanjoll me lista të mbyllura ende nuk dihet. Një pjesë e deputetëve socialistë janë shprehur kundër listave të mbyllura, të cilat i japin plotfuqi kryetarit të PS-së. Madje, ka prej atyre që shohin lëvizjen e Ilir Metës për një koalicion të ri të së majtës si shtëpinë e re politike. Kjo do të thotë se numrat e së majtës mund të jenë shumë fluide, gjë që nuk i jep aspak garanci miratimit të sistemit spanjoll. Për të garantuar këtë votim në masën 100 për qind, drejtuesit e PS-së do të përpiqen të mbajnë deputetët e saj të bashkuar, duke i garantuar ata për të qenë në listat e ardhshme zgjedhore, ndryshe sistemi spanjoll rajonal do të ishte një ide e parealizueshme për dy partitë kryesore PD-PS. Nga ana tjetër, PD-ja do të luajë kartën e presionit për ndryshime në qeveri për të pasur sa më shumë pjesë të aleatëve në votimin parlamentar për ndryshimin e Kushtetutës. Por votat e agraro-ambientalistëve duket se do të jenë të garantuara për Berishën, ndërkohë që jo pak peshë do të kenë deputetët e pavarur të parlamentit shqiptar, të cilët janë shtatë. Të gjitha partitë e tjera parlamentare janë shprehur në unison për një sistem proporcional të personalizuar, ku pragu të mos jetë më i lartë se 2.5 për qind dhe lista të hapura të kandidatëve dhe jo të mbyllura të vendosura nga kryetarët e partive, siç pretendon PS dhe PD.Votat në KuvendPD 55 deputetëPS 36 deputetëPAA 2 deputetëLSI 7 deputetëPDK 7 deputetëPR 12 deputetëPSD 7 deputetëPBDNJ 3 deputetëPDR 2 deputetëCeka 2 deputetëTë pavarur 7 deputetëKushtetutaNë këtë votim, dy partitë kryesore do kërkojnë të ndryshojnë nenin 64 aktual të Kushtetutës, që përcakton sistemin zgjedhor të aplikuar deri tani në Shqipëri. Neni 64 i Kushtetutës, në pikën e parë të tij thekson se, "Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë. 100 deputetë zgjidhen drejtpërdrejt në zona njëemërore me numër të përafërt zgjedhësish. 40 deputetë zgjidhen nga listat shumëemërore të partive dhe/ose koalicioneve të partive sipas renditjes në to".SistemiPartitë e vogla parlamentare, të cilat kanë kundërshtuar sistemin spanjoll zgjedhor, kanë propozuar sistemin gjerman të personalizuar, me lista të hapura. Sipas tyre, ky sistem është më demokratik, pasi deputetët e ardhshëm do të vijnë nga vota reale që do të marrin nga votuesit, ai që do të marrë më shumë vota do të jetë deputet. Gjithashtu ky sistem, ai i personalizuar, është më i përshtatshëm për kushtet e Shqipërisë për shkak të traditës ku kandidatët janë gjithmonë më pranë votuesit.