Ballkan, nje strategji e perllogaritur
Nga Norbert Mappes-Niediek*
Cfare do te ndodhte pas pavaresise se Kosoves, per shtabet pergjegjese te Ministrive te Jashtme evropiane ishte e qarte. Disa dritare te ambasadave do te thyheshin, veterane te eger me mjeker, ikona dhe me sajkaca ne koke, retorika e vjeter luftarake serbe, do te marshonin ne pikat e kalimit kufitar. Keshtu ndodhi.
Ajo qe po ndodh tani ne qytetin e ndare te Mitrovices, megjithate nuk ben pjese ne planin e lojes. Lufta e rruges me 21 shkurt ne Beograd, gjate se ciles iu vu zjarri ambasades amerikane, ishte akoma proteste. Perkundrazi, trazirat e te henes ne Mitrovice jane ne te vertete nje levizje shahu e nje strategjie te perllogaritur mire. Me 11 maj ne Serbi do te votohet per nje parlament te ri. Deri atehere, Kosova dhe fuqite mbrojtese te saj do te perballen me disa zhvillime te reja.
Menjehere pas shpalljes se pavaresise, te dy partite me te forta qeveritare ne Beograd, nacionalistja e Kryeministrit Vojisllav Koshtunica dhe ajo miqesore ndaj BE-se e Presidentit Boris Tadic, kishin nje fjale te perbashket: Tani duhet te forcohen institucionet serbe ne Kosove. Disa dite me pas u be e qarte, se cfare do te thoshte kjo. Beogradi u beri thirrje te gjithe serbeve, qe te terhiqeshin nga administrata e Kosoves, nga drejtesia dhe nga policia. Duhej te kishte serish polici serbe, drejtesi serbe, administrate serbe.
Me perpara serbet ne Kosove kishin mbajtur me zgjuarsi nje strukture paralele dhe te dobishme. Rreth 10% te nepunesve serbe ne Policine e Kosoves, po ashtu edhe punonjesit e administrates ne veriun serb dhe ne enklavat ishin njekohesisht personel i administrates se OKB-se, por edhe te Republikes se Serbise. Ka pasur vetem nje uniforme policie, ne zyrat e tjera sigurisht formular te dyllojshme. Kush kishte nevoje per nje targe makine, mundej qe nga te njejtet nepunes te merrte nje targe me shenja serbe dhe nje me shenjat e Kosoves. Per ata "dy rojet" merrnin te gjithe dy rroga: nje nga OKB-ja ne Prishtine, dhe nje tjeter nga qeveria ne Beograd.
Ky Modus Vivendi, te cilin e toleroi edhe administrata e OKB-se, Beogradi pas shpalljes se pavaresise e mbylli. Thirrja per te dale jashte institucioneve u realizua plotesisht midis gjykatesve dhe prokuroreve dhe, me sa duket, pjeserisht ne radhet e policise. Kombet e Bashkuara u duk se he per he do te luante me kete dhe mbyllen "per arsye sigurie" dhe "perkohesisht" zyren e saj ne pjesen veriore serbe te Mitrovices. Beogradi kaloi ne veprim: te premten e kaluar aktivistet pushtuan godinen e gjykates se qytetit, qe perdorej nga ana e OKB-se, per te risjelle serish ne jete gjykaten e vjeter serbe. Pergjigjja erdhi te henen ne oret e para te mengjesit. Policia e OKB-se u fut ne godinen e pushtuar dhe arrestoi pushtuesit. Nje turme e organizuar njerezish sulmoi policine, u zhvillua nje perleshje ne rruge - e cila u nxit forte nga lajmet e tmerrshme dhe mjaft te ekzagjeruara nga spitali, qendra strategjike e rezistences serbe ne Mitrovice.
Po ne te njejten dite u shfaq regjisori ne skene: ministri per Kosoven, Sllobodan Samarxhic. Ai donte "te qetesonte situaten", beri te ditur qe ne Beograd bashkepunetori i ngushte i Kryeministrit Koshtunica. Pastaj ai doli perpara protestuesve, i udhehoqi ata edhe njehere ne nje marshim proteste perpara godines se gjykates dhe tha: "Ate qe ju kane bere juve, ne do t'ua paguajme atyre ne shtepi".
Krahas rezistencen serbe ne Kosove, avokati i zgjuar me thirrjet e Beogradit dirigjon njekohesisht fushaten elektorale te partise se Koshtunices. Ndryshe nga zgjedhjet presidenciale te fillim-shkurtit, "Partia Demokratike e Serbise" eshte gjithnje e me shume ne nje situate te veshtire per argumente: Ajo duhet t'ua beje te qarte zgjedhesve, qe jo vetem te mbroje energjikisht Kosoven, por edhe te mund te kontribuoje per anetaresimin ne BE.
Meqenese zgjedhesit nuk duan te vendosin midis ketyre dy objektivave, edhe partite nuk mund ta bejne kete. Kete e shfrytezojne demokratet pro-BE te Tadicit, te cilet duan qe te dyja temat t'i mbajne larg njera-tjetres. Kjo ishte e veshtire perpara pavaresise. Por tani qendrimi i tyre eshte me koherent: verbalisht te mbajne Kosoven dhe te perdorin vrasjen e ndergjegjes se evropianeve, per shkak te pavaresise se diskutueshme nga pikepamja e te drejtes nderkombetare te Kosoves per nje anetaresim sa me te shpejte.
Nese tema e Kosoves do te mbetet ne javet e ardhshme te vazhdoje te jete e nxehte, kjo do t'i sherbeje Koshtunices: Gjithmone kur situata behet serioze, te gjithe bashkohen nen flamuret kombetare. Njekohesisht, ai duhet te tregoje sukseset, sepse ne nje perleshje te pakuptimte, ne krahet e Rusise ose ne nje izolim te ri serbet nuk do ta ndjekin pas Kryeministrin e tyre. Kjo per Koshtunicen do te thote: pak shkallezim, por jo shume. Ka pothuajse edhe 8 jave deri ne zgjedhje. Sondazhet e para tregojne ne menyre te habitshme se demokratet e Tadicit jane duke fituar terren. Miqte e BE-se aktualisht nuk mund te bejne ndonje gje gabim: Ata duhet qe te flasin per Evropen dhe njekohesisht duhet te jene te kujdesshem, qe Koshtunica dhe Samarxhic, pavaresisht nga aktet e tyre balancuese mbi Kosoven, te mos prishin gjithcka.
"Sot te rendesishem nuk jane politikanet", u beri thirrje Samarxhic demonstruesve ne Mitrovice, "por serbet ne Kosove" - besnik i trukut te vjeter, me qellim qe te sigurohet besueshmeria duhet te thuash pikerisht te kunderten e se vertetes. Me interesat e serbeve te Kosoves, lufta per pushtet ne Beograd nuk ka te beje aspak. E drejta nderkombetare, te cilen Beogradi e mbron, nuk u ofron banoreve te enklavave asnje mbrojtje, dhe vete policia "e tyre" me uniformat serbe do te ishte serish nje objektiv sulmi nga ana e zonave shqiptare perreth. Ne fund do te jete vetem eksodi i madh, sipas te gjitha gjasave i vendosur me kujdes perpara zgjedhjeve te ardhshme parlamentare.
(*) "Die Zeit"