Tragjedia e Gerdecit, dosja ne gjykate
Redinalda Caushaj
Prokuroria e Tiranes depoziton dosjen me materiale hetimore per masen e sigurise ndaj tre te arrestuarve per tragjedine e Gerdecit dhe kerkon "arrest me burg". Diten e djeshme, prokurori Arben Dollapi ka shkuar ne Gjykaten e Tiranes per te kryer veprimet procedurale per masen e vleresimit ndaj pronarit te firmes "Alba Demil" te cmontimit te armeve, Mihal Delijorgji, drejtorit teknik te firmes, Dritan Minxholli dhe drejtorit te ndermarrjes MEICO, Ylli Pinari. Sot gjate oreve te paradites pritet te mbahet seanca per masen e sigurise qe do te kryesohet nga gjyqtari i gatshem, Asim Vokshi.
Masa
Burime zyrtare thane dje, per gazeten "KJ", se eshte bere depozitimi i dosjes me materiale paraprake, duke kerkuar ne te njejten kohe edhe masen "arrest me burg" per tre te arrestuarit. Masa e sigurise mesohet se do te zhvillohet ne oren 10:00 dhe pritet te behet me dyer te hapura. Tre te dyshuarit do te japin shpjegime perpara gjykatesit te gatshem, Asim Vokshi, i cili do te pyese per ngjarjen e rende te 15 marsit ne Gerdec. Burime nga organi i akuzes bene te ditur se ne materialet e depozituara ne gjykate eshte kerkuar caktimi i mases se sigurise "arrest me burg". Ne dosje shpjegohet nga ana e prokuroreve edhe pergjegjesia e tre personave te arrestuar, Delijorgjit, Pinarit e Minxhollit, ne lidhje me cmontimin ne kete fabrike municionesh.
Provat
Ne materialet e dosjes jane perfshire dhe cituar disa deshmi, te cilat jane marre nga ana e banoreve dhe qe vertetojne akuzen e ngritur nga ana e prokurorise, per "shkelje te rregullave mbi lendet plasese, djegese dhe radioaktive", e parashikuar ne Kodin Penal. Kjo veper penale parashikon denimin me gjobe deri ne 10 vjet heqje lirie. Burimet shtuan se nga deshmite e dhena ne organin e akuzes, eshte vertetuar vepra per te cilen dyshohen. Punetoret kane thene se punonin pa makineri dhe se aty aktivizoheshin femije, ndersa nuk paguheshin sigurimet shoqerore. Ne deshmite e para te dhena ne prokurori, Mihal Delijorgji ka thene se "ka pasur makineri ne fabrike, duke parashikuar edhe rregulla teknike". Nderkohe qe, organi i akuzes ka verifikuar se ne fabrike ka pasur mungese te kushteve te sigurise e ato teknike, qe ne pjesen me te madhe te kohes nuk zbatoheshin. Burime te prokurorise thane se nga verifikimet e kryera rezulton se ne fabrike nuk punonin vetem 124 persona, sic pretendohej nga sipermarresit, por me teper. Madje hynin edhe familjare te punetoreve, me qellim realizimin e normes se vendosur.