E Shtunë, 31 Tetor 2026

KESH, favorizohet ne pagesen e TVSH

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare eshte favorizuar per pagesen Tatimit mbi Vleren e Shtuar ne Dogana nga nje vendim i djeshem i Qeverise. Pagesa e TVSH-se shtyhet deri ne dymbedhjete muaj nga kryerja e zhdoganimit, sipas VKM. Me ligjin aktual afati per pagesen e TVSH ishte vetem 6 muaj. Po ne kete menyre jane favorizuar edhe importuesit e makinerive dhe pajisjeve, te cilet brenda dymbedhjete muajve nga casti ? importimit te makinerive dhe te pajisjeve do te paguajne TVSH. Ky vendim pritet te lehtesoje kostot e importit te KESH per energjine dhe subjekteve te tjera te biznesit qe merren me importin e makinerive dhe pajisjeve. Gjate vitit qe shkoi KESH eshte perjashtuar nga pagesa e TVSH ne dogana per shkak te gjendjes se rende financiare ne te cilen ndodhej Korporata nga kriza e thelluar energjetike. Ky favorizim qe i eshte bere KESH nga qeveria, per te mos lejuar vendin te zhytet ne krize energjetike eshte shoqeruar me pasoja, te cilat jane reflektuar edhe ne te ardhurat buxhetore. Vetem per gjashte muajt e pare te vitit 2007 ka pasur nje deviacion ne realizimin e TVSH me 5 milione dollare, kryesisht nga perjashtimi i KESH nga pagesa e TVSH ne import. TVSH-ja ze pjesen kryesore te te ardhurave ne buxhet. Per vitin 2008 te ardhura nga kjo takse jane parashikuar 99,9 miliarde leke krahasuar me 87,8 miliarde leke qe jane planifikuar per vitin 2007, duke rezultuar me nje rritje prej rreth 14%. Keto te ardhura jane parashikuar te arrijne ne 9,29% te PBB-se, nga 8,94% te parashikuar per vitin 2007 dhe 8,25% te vitit 2006. Rritja ne kete mase e te ardhurave nga TVSH parashikohet te vije per shkak te rritjes ekonomike, permiresimit administrativ, i cili ka dhene nje impakt te rendesishem gjate vitit 2007. Sipas Ministrise se Financave, gjate tre viteve te ardhshme nuk do te kete ndryshim te TVSH. Mbajtja e TVSH konstante per tre vitet ne vazhdim eshte bazuar, jo vetem ne ndikimet negative qe mund te kete ne te ardhurat e buxhetit te shtetit, por edhe ne jeten sociale, saktesohet ne dokumentin e politikave fiskale. Ulja e TVSH ka qene nje debat i perhershem ndermjet komunitetit te biznesit dhe qeverise per uljen e normes saj, e cila aktualisht eshte 20 per qind. Ndryshimi i normes se takses nuk eshte lejuar nga Fondi Monetar Nderkombetar, pavaresisht se Shqiperia ka perqindjen e kesaj takse ne nivelin me te larte ne rajon.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›