E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA-Rusi zhyten ne debat per sistemin anti-raketor

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia jane zhytur ne debat mbi sistemin mbrojtes anti-raketor amerikan ne Evropen Lindore. Takimi i ministrit te Jashtem rus, Sergej Lavrov, me Kondoleza Rajs megjithate ishte shpresedhenes. Ministrat e Jashtem dhe te Mbrojtjes te te dyja vendeve dolen para mediave ne Moske te cliruar. Jane arritur perparime ne shume fusha, tha Sergej Lavrov: ne luftimin e terrorizmit nderkombetar dhe disa marreveshjeve per carmatim. Pastaj Lavrov vazhdoi me lajmet e keqija: "Amerika qendron pas sistemit te planifikuar te mbrojtjes anti-raketore ne Evrope. Rusia nuk pajtohet me kete. Ne propozojme nje alternative ate te presidentit tone. Amerikanet nga ana e tyre i kuptojne shqetesimet tona dhe nga kane bere disa propozime konstruktive".
Ndersa Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoleza Rajs, pranoi se "ende nuk eshte arritur ndonje marreveshje me Rusine lidhur me planet amerikane per te dislokuar sistemin e mbrojtjes nga raketat ne Evropen Qendrore". Megjithate, Rajs tha se te dyja palet kane rene dakord te pergatisin nje dokument, i cili do te sherbeje si kornize strategjike mbi pakesimin e stoqeve te armatimeve. Sakaq, ajo shprehu gezimin per vleresimet pozitive te homologut te saj rus: "Jam e lumtur qe propozimet tona i konsideroni te rendesishme dhe kuptimplota. Dhe une gezohem qe ju doni te shfrytezoni rastin per t'i shqyrtuar sakte keto propozime. Per kete ne kemi mirekuptim. Ne i gezohemi bisedimeve tjera, pasi ju t'i keni analizuar te gjitha".
Se cfare permbajne propozimet e reja, se sa larg shkojne ato, per kete heshtin perfaqesuesit qeveritare. Spekulohet se amerikanet do t'i ofrojne oficereve rus qasje te lire ne stacionin e planifikuar te radareve ne Ceki dhe impiantin raketor ne Poloni.
Konsultimet nuk kane marre fund. "Propozimet, tha Lavrov, tregojne se amerikanet po i marrin seriozisht shqetesimet ruse per sigurine, duke theksuar se puna do te vazhdoje. Problemet me te cilat duhet te merren edhe presidentet e rinj do te jene ardhmeria e marreveshjes per carmatim Start 1, zgjerimi i mundshem i NATO-s ne Gjeorgji dhe Ukraine si dhe ceshtja e Kosoves. Nderkohe qe Rajs u beri thirrje paleve qe te heqin dore nga dhuna, Lavrov perseriti edhe njehere qendrimin rus.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›