E Diel, 1 Nëntor 2026

Ballkani do të përshpejtojë procesin e vizave

06/04/2005  TIRANË- Zhvillohet në kryeqytet takimi rajonal MARRI për migrimin, azilimin, vizat dhe kthimin e refugjatëve. Në forumin e nivelit të lartë, ministrat e Brendshëm të Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Maqedonisë, Serbisë e Malit të Zi dhe Kroacisë, ranë dakord të bëjnë ç'është e mundur për përmbushjen e shpejtë të objektivave të BE-së. U angazhuan për lehtësimin e vizave brenda rajonit, lehtësimin e vizave për udhëtim në BE, të zgjidhin çështjen e refugjatëve dhe personave të zhvendosur, migracionit etj. Homologët e rajonit ishin në një mendje, se të gjitha këto të arrihen përmes bashkëpunimit bilateral dhe shkëmbimit të informacionit. Ministri Toska, mes të tjerave në fjalën e tij tha se, "Qeveria shqiptare miratoi vitin e kaluar Strategjinë Kombëtare të Azilit dhe Migracionit. Shqipëria i trajton emigrantët konform të gjitha rregullave të Bashkimit Evropian. Përsa i përket çështjes së trafikut të qenieve njerëzore, Shqipëria ka investuar shumë për parandalimin e këtij krimi. Tashmë vendet e Evropës Juglindore aspirojnë për t’u bërë pjesë e klubit të Evropës së Bashkuar. Që Ballkani të mos shihet më si porta nga ku Evropës i hyjnë të këqijat, apo i shfaqen problemet. Duhet të tregojmë se vendet tona janë pjesë e pandashme e Evropës së Bashkuar dhe jo vetëm gjeografikisht".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›