Apeli, 2 vite burg më shumë për babain vrasës

06/04/2005 Ruzhdi Qinami vrau vajzën në emër të kanunit, vetëm se nuk pranoi fejesën
TIRANË – Rikthehet edhe një herë në skenë Ruzhdi Qinami, babai që vrau vajzën dhe më vonë kërkonte pafajësi në emër të kanunit. Ka qenë këmbëngulja e Prokurorisë, ajo që ka rikthyer çështjen për gjykim në Shkallën e Dytë. Kryetari i Gjykatës së Apelit, Muharrem Kushe, ka dënuar me 5 vjet burg Ruzhdi Qinamin, babain që vrau vajzën e tij, më 3 korrik 2003. Vajza ishte vetëm 16 vjeçe dhe para gjykatës i pandehuri u justifikua se gjithçka e bëri për kanun. Ishte turpëruar që vajza e fejuar kishte zënë një të dashur. Dënimi nga Shkalla e Parë për Qinamin u dha më 29 shtator 2003. Gjykata toleroi në dhënien e vendimit, me pretendimin se Qinami ishte në moshë të re dhe kishte fëmijë të tjerë në shtëpi, që kërkonin përkujdesje. Gjyqtari i Shkallës së Parë, Arben Kostandini, me shumicë votash e dënoi të pandehurin Qinami me 1 vit e 4 muaj burg, duke patur parasysh edhe gjykimin e shkurtuar. Kundër kësaj mase dënimi doli një prej gjyqtarëve, që më vonë e arsyetoi votën. Akuza ishte ajo e vrasjes në kushtet e tronditjes së thellë psikike. Që në momentin e parë, akuza nuk qe dakord me vendimin. Pas dhënies së vendimit, të parët që reaguan kanë qenë disa avokatë, të cilët janë habitur se si gjykata ka mundur të zbusë deri në maksimum një vepër të rëndë, e cila nuk justifikohet as me dënimin maksimal. Vendimi i dhënë nga Shkalla e Parë mbeti në fuqi dhe në Shkallën e Dytë. Por, Prokuroria kishte gabuar në kohë. Nuk kishte bërë rekurs në kohën e duhur. E ndodhur në këto kushte, Prokuroria bën rivendosjen në afat duke dhënë justifikimin se rekursi ishte vonuar në sekretarinë e Shkallës së Parë. Rivendosja e Prokurorisë pranohet dhe çështja ndaj Ruzhdi Qinamit shqyrtohet edhe një herë nga e para, por tashmë në Shkallën e Dytë.
Gjykimi
Ndërsa procesi gjyqësor ndaj Qinamit filloi shqyrtimin nga e para, ky i fundit ndodhej në gjendje të lirë. Për të kishte përfunduar koha e vuajtjes së dënimit të marrë nga Shkalla e Parë, me 1 vit e 4 muaj burg. Ndërkohë, vendimi i Apelit ishte më i madh. Gjyqtari Muharrem Kushe vetëm pak ditë më parë ka dënuar Ruzhdi Qinamin, me 5 vite burg. Por vendimi nuk do të ekzekutohet. Pjesa e mbetur e dënimit për Qinamin u dha me kusht. Pra nga 5 vite burg me gjykim të shkurtuar, ai u dënua 3 vjet e 4 muaj. Ka kryer 1 vit e 4 muaj burg dhe për 2 vjet dënimi u dha me kusht. Brenda këtij afati, i pandehuri Qinami nuk duhet të kryej asnjë vepër tjetër penale, në të kundërt do të vuaj dënimin nga e para. Kaq mjaftoi për Prokurorinë për të mos bërë rekurs në Gjykatën e Lartë. Qinami u dënua në bazë të nenit 82 të Kodit Penal. Babai, sipas gjykatës, nuk e ka vrarë vajzën e tij, pasi e gjeti në flagrancë me të dashurin. Por, ai e ka vrarë atë kur u kthye në shtëpi dhe, pasi e kishte pritur për gjithë natën. Në këto kushte, këtu nuk kemi të bëjmë me vrasje të kryer në kushtet e tronditjes së thellë psikike, pasi turpi që ka pretenduar i pandehuri se i shkaktoi e bija, nuk e justifikon vrasjen. Një tjetër fakt është se, Qinami, pasi vrau vajzën e tij 16 vjeçe, sepse e kishte turpëruar duke lënë të fejuarin dhe shkuar me të dashurin e saj, nuk u pendua. Por, ai me gjakftohtësi ka mbuluar gjurmët e gjakut, madje, e ëma e ka larë dhe e ka futur në arkivol për ta qarë së bashku me të afërmit. Ruzhdi Qinami u dënua në 29 shtator të vitit të kaluar me 1 vit e 4 muaj burg për vrasjen e vajzës së tij. Gjykata e quajti vrasjen të kryer në kushtet e tronditjes së thellë psikike dhe në këto kushte e dënon me 2 vjet.