Burgu 302, të pandehurit kundër keqtrajtimeve

06/04/2005 Drejtori i Burgut, Petrit Ismailaj, mohon të ketë patur dhunë fizike në burg
TIRANË – "Nuk është absolutisht e vërtetë që në Burgun 302 në Tiranë të ketë filluar greva e urisë nga të paraburgosurit. Po kështu, nuk është e vërtetë që në këtë burg të jetë ushtruar dhunë fizike nga policia dhe grupet e gatshme. Gjithçka është transparente dhe ankesat e disa prej të paraburgosurve janë verifikuar. Ka ardhur edhe vetë Komiteti Shqiptar i Helsinkit, pas disa ankesave me shkresë dore të bëra nga Gentian Dajlani, një anonimat dhe dy të paraburgosur të tjerë. Ballafaqimi është bërë edhe në prani të disa mediave". Ky është prononcimi i dhënë dje nga drejtori i Burgut 302 në Tiranë, Petrit Ismailaj, pas të dhënave që avokati Vladimir Meçi tha se në këtë burg kishte filluar greva e urisë. Në sallën e gjyqit dhe jashtë saj, të pandehur dhe avokatë mbrojtës shprehen për kushtet e vështira që ndodhen në këtë burg. Por vetë drejtori i Burgut tha dje se asgjë nuk është e vërtetë, pasi gjithçka bëhet në bazë të rregullores së burgut. Burgu i sigurisë së lartë 302 në Tiranë, vetëm pak kohë më parë ka kaluar në paraburgim.
Keqtrajtimet
Nga burime brenda këtij institucioni si dhe nga disa të pandehur, mësohet se që nga dita e parë e transferimit të të dënuarve në këtë burg, ka patur keqtrajtime nga policia dhe nga grupet e gatshme. Një prej të pandehurve në moshë të mitur, që gjykohet nga Kirmet e Rënda, pikërisht Gentian Dajlani, i është drejtuar gjykatës për ndihmë. Para se të fillonte seanca, ai ka reaguar duke thënë se ndihej keq në këtë burg, nga tortura e ushtruar nga grupet e gatshme. Ndërsa reagime të tjera kanë ardhur nga të pandehur në disa procese, si ajo e grupit të Lushnjës. Të pandehurit u janë ankuar avokatëve se nuk ndihen mirë në këtë burg dhe kanë kohë që ndjejnë peshën e keqtrajtimeve. Po dje mësuam se një numër i madh të paraburgosurish në këtë institucion të vendosur në katin e parë dhe të dytë, janë futur në grevë urie. Kërkesa e tyre është përmirësimi i kushteve të jetesës brenda në paraburgim dhe ndalimi i keqtrajtimeve.
Reagimi
Ndërsa të paraburgosurit pretendojnë se janë keqtrajtuar, nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve thuhet e kundërta. Vetë drejtori Engjëll Hysi, pranon se ka patur ankesa nga disa të paraburgosur për ushtrim dhune nga ana e policisë, por gjithçka është normalizuar pas verifikimeve të menjëhershme. Hysi nuk pranon që në Burgun 302 të paraburgosurit e zhvendosur nga 313-ta të jenë futur në grevë urie. Ai u shpreh se gjendja është nën kontroll dhe asgjë e keqe nuk do t’u ndodhë personave që presin për t’u gjykuar nga Krimet e Rënda. Sipas burimeve nga Drejtoria e Përgjithshme të Burgjeve, vetëm në Burgun e Krujës kanë qenë dy të dënuar në grevë urie. Por, edhe këta kanë dalë nga greva, pasi u janë plotësuar kushtet.