Topi, nisi vizitën zyrtare në Maqedoni
SHKUP-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi në krye të një delegacioni zyrtar ka filluar dje në mbrëmje një vizitë zyrtare të Republikën e Maqedonisë.
Kjo nuk është vizita e parë e Presidentit Topi në Maqedoni, por është vizita e tij e parë zyrtare në këtë republikë fqinje. Presidenca shqiptare e cilëson vizitën si mjaft të rëndësishme. Kjo duket edhe nga axhenda e ngjeshur, e cila parashikon për nesër një takim me Presidentin Gjeorgje Ivanov dhe një konferencë të përbashkët shtypi.
Më pas do të ketë takime të posacme me kryeministrin Nikola Gruevski, kryetarin e Parlamentit Trajko Veljanovski dhe rreth orës 13:00, një fjalë përpara deputetëve maqedonas në sallën plenare të Parlamentit. Një fjalim që do të përfshijë të tëra aspektet e marrëdhënieve shqiptaro-maqedonase.
Axhenda e Presidentit shqiptar më pas do të vijojë me vizitë në shtëpinë e Nënë Terezës, te monumenti i Skënderbeut dhe me takime të vecanta me faktorin shqiptar.
Shumë e ngjeshur do të jetë edhe dita e dytë e vizitës.
Pas përshëndetjes në forumin ekonomik shqiptaro-maqedonas, Presidenti Topi do të vizitojë Tetovën ku do të takohet me kryetarin e komunës Sadi Bexhetin. MIkpritësi i kësaj vizite Sadi Bexheti, së bashku me presidentin Topi do të vizitojnë edhe dy monumentet kulturore-fetare në Tetovë, si Xhaminë e Larme dhe Arabatin Baba Teqe. Nga ana e komunës nuk janë zbuluar detaje tjera lidhur me vizitën e presidentit shqiptar por vetëm kanë bërë të ditur se Topi do të arrijë në orët e paraditës në komunë.
Në Universitetin e Tetovës do t’i jepet titulli “Doctor honoris causa”. Kurse në qytetin e Dibrës, komuna do t’i akordojë titullin “Qytetar nderi”.
(d.b/BalkanWeb)