E Diel, 1 Nëntor 2026

Federalizimi i Maqedonisë Arbër Xhaferi: “Do të tërhiqem nga Marrëveshja e Ohrit”

Autori i Lajmit: Redaksia

Ish-kryetari i PDSH-së, aktualisht deputet në Parlamentin e Maqedonisë, Arben Xhaferi, ka paralajmëruar se do të tërheqë nënshkrimin e tij nga Marrëveshja e Ohrit. Ai këtë e ka deklaruar për një të përditshme maqedonase. “Marrëveshja fitoi karakteristika karikaturale dhe e humbi misionin e saj. Sipas tij, akti i tërheqjes së nënshkrimit është akt moral dhe do të jetë sinjal se punët nuk po lëvizin në drejtim pozitiv. “Më mirë të bëhet paralajmërim me simbolikë diplomatike sesa të lëvizet në drejtim tjetër”,- ka deklaruar kryetari i nderit të PDSH-së, Arbër Xhaferi, i cili është edhe nënshkrues i Marrëveshjes në vitin 2001.
Ai është shprehur se Maqedonia e ka humbur shansin të funksionojë në korniza unitare si shtet multientik dhe ka ofruar modelin e federalizimit të Maqedonisë ose konfederatë. Ai nuk heq dorë edhe nga ideja për ndarjen e Maqedonisë duke folur për mundësinë e unifikimit të faktorit shqiptar për një platformë të përbashkët vetëm nëse këtë nuk do të kundërshtonte faktori ndërkombëtar.
Ndërsa për liderin e BDI-së ka thënë se është i pa përvojë dhe pa kulturë qeverisjeje.
Deklarata
Ndër të tjera, gjatë intervistës Xhaferi ka shtuar se lëvizjet e deritanishme të qeverisë duken si tradhti ndaj shtetit dhe komuniteteve. “Më mirë të bëhet paralajmërim me simbolikë diplomatike sesa të lëvizet në drejtim tjetër”,- ka deklaruar kryetari i nderit të PDSH-së, Arbër Xhaferi, i cili është edhe nënshkrues i Marrëveshjes në vitin 2001.
Ai është shprehur se Maqedonia e ka humbur shansin të funksionojë në korniza unitare si shtet multientik dhe ka ofruar modelin e federalizimit të Maqedonisë ose konfederatë. Edhe më herët Arbër Xhaferi ka mbajtur qëndrim për federalizmin e Maqedonisë, duke e cilësuar këtë si një zgjidhje për shumë probleme që ka sot Maqedonia si shtet dhe me fqinjët e saj.
Reagimet
Pas deklaratës së Arbër Xhaferit kanë ardhur edhe qëndrimet e faktorëve të tjerë politikë. Dy parti politike shqiptare në Maqedoni, BDI dhe DR, e kanë kundërshtuar deklaratën e ish-liderit të PDSH-së, Arbër Xhaferi. Sipas BDI-së, marrëveshjet e mëdha, si ajo e Ohrit, nuk duhen vlerësuar në varësi nga pozicioni në të cilin gjenden për momentin partitë politike. “Nuk mendoj se ka hapësirë për koment të deklaratave të politikanëve, të cilët, kur kanë interes të hyjnë në pushtet, çështjen e marrëveshjeve të mëdha shqiptaro-maqedonase e trajtojnë si çështje të përshtatshmërisë mes tenxhereve dhe kapakëve, kështu që më tutje sdo kisha komentuar fare”,- deklaroi Ermira Mehmeti, deputete e BDI-së. Për DR-në, tërheqja e firmës është e drejtë personale, mirëpo theksojnë se në diskutim mbetet vullneti politik për të implementuar në tërësi Marrëveshjen e Ohrit. “Marrëveshja e Ohrit tashmë është bërë pjesë normative e Kushtetutës dhe nuk e shoh si një dyshim ekzistimin e Marrëveshjes së Ohrit, por është diskutabil zbatimi dhe dinamika e realizmit të Marrëveshjes kornizë të Ohrit dhe është diskutabil vullneti politik për implementim të plotë të Marrëveshjes së Ohrit”,- tha Flora Kadriu, deputete e DR-së.
Ky lajm është publikuar: 13/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›