Belgjika në kërkim të qeverisë

Nga Express më 17 maj 2011 në ora 18:30
Mbreti i Belgjikës Albert II. ka marrë një nismë të re për dhënien fund të krizës për formimin e qeverisë, e cila ka zgjatur gati një vit.
Sipas të dhënave të shtëpisë mbretërore në Bruksel, Albert ka ngarkuar shefin e socialistëve frankofonë, Elio Di Rupo, për formimin e një kabineti të ri qeveritar.
Qysh prej zgjedhjeve parlamentare në qershor të vitit 2010, partitë belge nuk kishin mundur të bien dakord për një qeveri të re.
Arsyeja është konflikti mes belgëve që flasin gjuhën flamande dhe atyre frankofonë, për një reformë të shtetit.